Nuk ka ardhur koha për orë policore, thotë zv/kryeministri Bytyqi

Zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, tha se ende nuk ka ardhur koha për vendosjen e orës policore dhe se masat aktuale nga aspekti shëndetësor po japin rezultate, njofton Portalb.mk.

“Vlerësoj se qëndrimi i Qeverisë është se ende nuk ka ardhur koha për policore, por edhe se masat nga aspekti shëndetësor të cilat janë miratuar japin rezultate, por gjithsesi e ndjekim gjendjen shëndetësore dhe pas rekomandimeve të Komisionit të Sëmundjeve Infektive, gjithsesi se nëse është e nevojshme, ne do të reagojmë”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se, nga ora policore mund të ketë pasoja ekonomike pasi që janë të lidhura mes veti.

“Sa më shumë e shkurtoni kohën e subjekteve ekonomike, aq më shumë humbjet janë të dukshme. Ne thamë se nëse ai është rast për shkak të krizës shëndetësore do të përgjigjemi me masa ekonomike. Gjithçka që planifikuam deri në fund të vitit e realizuam. Shumica e dispozitave ligjore kaluan në Kuvend, disa janë në procedurë dhe mendoj se deri në fund të vitit do të jemi të mbuluar nga aspekti i masave ekonomike për subvencionimin e goditjes nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e KOVID-19”, shtoi Bytyqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button