RMV, diabetikët kërkojnë shpëtimin e syve, që nga fillimi i krizës me Kovid-19 ata “nuk kanë parë” terpi me aflibercept

Që nga marsi i këtij viti, kur shpërtheu kriza e koronës në vend, diabetikët me retinopati diabetike nuk kanë marrë terapi me aflibercept, e cila u fut vitin e kaluar, alarmoi Shoqata e Diabetikëve të Maqedonisë së Veriut në një letër drejtuar ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Fondit për Sigurim Shëndetësor, njofton Portalb.mk.

Duke shprehur mirëkuptim për situatën në të cilën ndodhet vendi për shkak të shpërthimit të krizës nga korona virusi, në një letër drejtuar Filipçes dhe drejtorëve të FSSh-së, Dimçe Velev, kryetari i Shoqatës së Diabetikëve të Maqedonisë së Veriut, dërgoi thirrje për të zgjidhur situatën dhe t’ju tregohet pacientëve se çfarë të marrin.

“Nëse nuk ekziston mundësi për të marrë këtë terapi për ruajtjen e shikimit, ndërsa për të cilën kërkohet trajtim i vazhdueshëm që do të parandalojë dëmtime edhe më të mëdha të shikimit tashmë të dëmtuar, që mund të përparojë në Verbëri, ne do të dëshironim t’ju pyesim se cili është plani për këtë? A do të mbetet një pjesë e Klinikës e qëndrueshme të na aplikojë terapinë për sytë, siç aplikohet terapia edhe në klinika të tjera për sëmundje të tjera, a jeni duke kërkuar një zgjidhje në kanalizimin e këtij trajtimi drejt institucioneve të tjera”, pyesin ata në thirrjen e tyre.

“Asnjë terapi tjetër nuk është mundësuar gjatë gjithë kësaj periudhe si kjo, kurse shikimi është prekur pothuajse në çdo të tretin person me diabet. Pa terapi, çdo ditë rritet disa herë rreziku i përkeqësimit të shikimit, me çka ritet edhe frika dhe zhgënjimi i verbërisë së mundshme. Ne nuk jemi të gjithë në gjendje të mbulojmë kostot e trajtimit në institucionet private, nëse nuk i refundoni os ktheni ato para”, shkroi sindikata, duke paralajmëruar që alarmi i kuq është aktivizuar, pas gati 9 muaj ndërprerje të trajtimit.

Ata nuk shohin ndonjë zgjidhje të mundshme pas përfshirjes së Klinikës së Syve në Shkup në luftën kundër pandemisë Kovid-19 dhe shndërrimit të Klinikës në një Kovid-qendër ditëve të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button