Shpërndarja e vaksinës Pfizer kundër Kovid-19 mund të fillojë para Vitit të Ri

Pfizer dhe BioTech presin që muajin tjetër rregullatorët amerikanë dhe evropianë të miratojnë vaksinën e tyre Kovid-19, pasi testet përfundimtare treguan se siguronte mbrojtje prej 95 për qind dhe nuk kishte efekte anësore serioze, njofton Portalb.mk.

Është vërtetuar se efektshmëria e vaksinës është konstante në të gjitha moshat, gjë që është një shenjë inkurajuese, duke qenë se të moshuarit janë një nga kategoritë më të prekshme në pandemi.

Agjencia amerikane e Ushqimit dhe Barnave mund të japë miratimin e menjëhershëm për vaksinën nga mesi i dhjetorit. Miratimi nga Bashkimi Evropian pritet në gjysmën e dytë të dhjetorit. Nëse gjithçka shkon mirë, shpërndarja e vaksinës mund të fillojë para Vitit të ri, por ky është opsioni më optimist,” tha drejtori gjeneral i BioTech, Ugur Shahin.

Nga 170 vullnetarë që u infektuan me korona virus në testimin ku pjesmarrës ishin më shumë se 43,000 njerëz, 162 morën placebo, jo edhe vaksinë, që do të thotë se është 95% efektiv. Nga dhjetë personat që kishin një formë të rëndë të Kovid-19, asnjëri nuk e mori vaksinën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button