Pendarovski: Kërkesat e Bullgarisë janë në kundërshtim me vlerat bazike të demokracisë

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në një intervistë për televizionin austriak TV ORF, deklaroi se struktura e njëjtë politike në Sofje që ka nënshkruar Marrëveshjen për Fqinjësi dhe e cila atëherë ka thënë se ajo është marrëveshje e mirë, tani në kërkesat e fundit del nga parametrat e asaj marrëveshje, transmeton Portalb.mk.

“Askund në marrëveshjen e vitit 2017 nuk ka asnjë shkronjë të vetme, dhe jo nen, praragraf, preambulë, çfarë do lloj pjese, e cila flet se ne duhet të debatojmë në korniza të negociatave bilaterale për prejardhjen tonë etnike, të maqedonasve. Nuk ka asnjë shkronjë të vetme, pjesë, nen, apo çfarëdo qoftë që thotë se ne duhet të negociojmë me palën bullgare për atë se, gjuha në të cilën tani flas, a është maqedonase apo jo”, deklaroi Pendarovski.

Sipas tij, nuk mundet shteti nga pozicioni i shtetit anëtar të Unionit të imponojë kushte dhe të tregojë se si duhet të lexohet historia dhe të plotësohet diçka që aspak nuk është pjesë e marrëveshjes.

“Ju nuk mund të akuzoni se nuk e respektojmë marrëveshjen, ndërsa në të njëjtën kohë të shtoni kërkesa të cilat, përpos që nuk janë racionale dhe në kundërshtim me vlerat bazike të demokracisë, thjeshtë nuk janë të përfshira në marrëveshjes. Do të thotë, është tjetër gjë nëse në atë pjesë kualifikimi do të ishte nëse në ndonjë aspekt kemi kontestim të asaj marrëveshje, posaçërisht në pjesën e komisionit të historianëve. Kuptohet, ajo është edhe në interesin tonë që ta dimenzionojmë. Megjithatë, nuk mundet të flasim për mos përmbushjen e dispozitave të marrëveshjes nëse flisni dhe kontestoni të drejtën time të vetë identifikimit etnik dhe nacional sepse një gjë e tillë nuk është në marrëveshje”, vlerëson Pendarovski.

Ai më tej shton se është legjitime që Bullgaria dëshiron t’i mbrojë të drejtat e atyre qytetarëve në Maqedoni që deklarohen bullgare, por siç thotë, e mohon të drejtën e atyre që dëshirojnë të deklarohen si maqedonas ndërsa jetojnë në territorin bullgar.

Në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt të martën, nuk u miratua korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut pasi Bullgari i vendosi veto, kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Bullgaria kërkon respektimin e formulës për gjuhën nga viti 1999 dhe të konfirmuar me marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë, udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2017, tekst shumë të qartë, në të cilin do të theksohet se Maqedonia nuk ka pretendime për pakicën maqedonase në Bullgari. Shteti fqinj kërkon që këto kushte të përfshihen në kornizën negociuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button