Zaev: Siguroj se Borisovi është kundër bllokadës ndaj RMV-së, kurse Karakaçanovi na do në mënyrë të gabuar

Kryeministri Zoran Zaev thotë se zëvendës Kryeministri dhe ministri bullgar i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov e do Maqedoninë, por në mënyrë të gabuar. Pas vetos së pardjeshme nga Bullgaria për fillimin e negociatave me BE-në, Zaev thotë se Kryeministri bullgar Bojko Borisov është kundër bllokadës së Maqedonisë, ashtu siç është, sipas Zaevit, shumica dërrmuese e popullit bullgar. Këto komente ai i bëri në një intervistë me redaksinë maqedonase të “Deutsche Welles”. Lidhur me Karakaçanovin, i cili është partner koalicioni i Borisovit, por edhe më i zëshmi në qeverinë bullgare në mohimin e identitetit maqedonas dhe gjuhës maqedonase, Zaev deklaroi se kjo çështje është siç thonë: “aman o vëlla, mos na duaj aq shumë”, njofton Portalb.mk.

“Unë siguroj se shumica dërrmuese e popullit bullgar është kundër bllokadës dhe pengesave për popullin maqedonas në rrugën për në BE. Gjithashtu siguroj se Borisovi është kundër, sepse ai është një reflektim i popullit të tij. Por sigurisht, ai ka edhe partnerë të koalicionit. Unë shpesh e dëgjoj mikun tim të mirë Karakaçanovin dhe besoj se ai e do Maqedoninë, por ndonjëherë ai e do Maqedoninë në mënyrë të gabuar. Edhe këtë ia thashë. Ajo është siç thonë “aman o vëlla, mos na duaj aq shumë”. Pra, ai e do Maqedoninë, por në mënyrë të gabuar. Ai duhet të vazhdojë ta dojë atë, por edhe të tregojë se ajo që e rëndon dhe është problemi i tij, siç thotë ai: Maqedonas bullgar; kjo gjë zgjidhet”, tha Zaev.

Lidhur me kërkesat e Bullgarisë në kuadrin e negociatave me Maqedoninë për t’u përfshirë fakti që vendi ynë nuk kemi pretendime për pakicën maqedonase në Bullgari, si dhe kërkesat e tjera bullgare, Zaev thotë:

“Unë siguroj publikisht se nuk kemi pretendime territoriale dhe as të pakicave, në mënyrë që ai të dëgjojë dhe t’ia bëjë më të lehtë Bojko Borisovit. Siguroj publikisht se Maqedonia e Veriut është e njëjtë me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siguroj publikisht se historia e përbashkët është një realitet dhe ekziston. Bullgarët dhe maqedonasit, gjuha bullgare dhe maqedonase u shfaqën në atë histori të përbashkët. Dhe në rrethana të tilla, ne duhet ta kapim atë dhe të ndërtojmë miqësi dhe vëllazëri. Dashuria është ajo që sjell të ardhmen”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button