RMV, Këshilli i Sigurisë i propozoi Qeverisë shpallje të gjendjes së krizës (VIDEO)

Këshilli i Sigurisë i Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur sot të thirrur nga presidenti, Stevo Pendarovski, solli konkludim që t’i propozojë Qeverisë të gjendjes së krizës në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut në kohëzgjatje prej 30 ditësh, njoffton Portalb.mk.

Presidenti Pendarovski, në konferencën e mbajtur për media pas përfundimit të seancës, sqaroi se me shpallje të gjendjes së krizës nënkuptohet se ushtria do të ketë më shumë kompetenca që të bashkëpunoj me policinë dhe t’i ndihmojë institucionet shëndetësore gjatë kësaj periudhe.

“Pasi të shpallet gjendje e krizës në gjithë territorin e shtetit do të mundësohet bashkëpunimi i policisë dhe ushtrisë në gjithë territorin. Momentalisht armata i jep mbështetje policisë dhe instituteve shëndetësore por në masë të limituar, duke u mbështetur vetëm në bazën juridike sipas ligjit për shërbim në ushtri. Pasi të shpallët gjendja e krizës, ligji për mbrojtje dhe menaxhim me kriza i japin mundësi shumë më të gjera për mbështetje nga ana e armatës të institucioneve kompetente, para së gjithash atyre shëndetësore”

Dallimi i dytë i rëndësishëm, siç sqaroi Pendarovski, është që në mundësinë ligjore që Qeveria të menaxhojë me resurset e organeve të ndërmarrjeve publike, komunave dhe Qytetit të Shkupit, përfshihen edhe shoqatat tregtare, në këtë rast institutet private.

Këtu nuk bëhet fjalë për nacionalizim të spitaleve private, shtoi ai, por për menaxhimin eventual me to në betejën kundër pandemisë, kuptohet aty dhe në atë masë për të cilën Qeveria do të vlerësojë se është e domosdoshme ajo.

“Të mos perceptohet se ne propozojmë diçka që është jashtë rregullativës ligjore apo ndonjë lloj të masave revolucionare. Për të gjitha shërbimet që do të jep ndonjë institut privat, nëse shpallet gjendje e krizës dhe aty ku vlerësohet, për atë do të ketë kompensim për atë institut privat. Shteti do të paraqitet eventualisht si menaxher në afat prej këtyre 30 ditëve. Do të thotë për çdo shërbim do të kompensohet nga shteti për atë se shfrytëzohen resurset private. Megjithatë, ligji thotë jo më shumë se 30 përqind nga vlera e tregut të shërbimit”, deklaroi Pendarovski.

Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev, tha se menjëherë do të kërkojë nga komitetit menaxhues që në afat sa më të shpejtë t’i propozoj Qeverisë shpallje të gjendjes së krizës dhe se kjo pritet të ndodhë më se voni nesër në mbrëmje.

“Më së voni nesër në mbrëmje do të mbajmë seancë. Nëse janë të gatshme të gjitha institucionet në pjesën e aspektin formalo-juridik për domosdoshmërinë e shpalljes së gjendjes së krizës, ne jemi të gatshëm ta bëjmë atë edhe sonte. Por më së voni nesër në mbrëmje, do të shpallim gjendje të krizës në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, deklaroi Zaev.

Pendarovski dhe Zaev sqaruan se gjendja e krizës nuk ndërlidhet aspak me orën policore. Sipas Pendarovski, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk ka asnjë lidhje me orën policore dhe vendosjen eventuale të restrikcioneve të lëvizjes së qytetarëve. Ajo është në kompetencë të Komisionit për Sëmundje Infektive, Shtabit Qendror të Krizës dhe të Qeverisë. Ndërsa, Zaev tha se nuk përjashtohet mundësia për karantinë apo orë policore në periudhën e mëtejmë, por momentalisht kjo gjë nuk shqyrtohet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button