Për evropianizimin dhe de-evropianizimin

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Malinka Ristevska Jordanova

Në kohë komplekse do të lejojmë veten të përdorim fjalë komplekse. Ky duket të jetë nocioni i evropianizimit, të cilin disi jemi duke e dëgjuar gjithnjë e më rrallë vitet e fundit. Sidoqoftë, teoria nuk pushon akoma, kështu që “evropianizimit” ia shtoi antipodin “de-evropianizimin”.

Përkufizimi i Radaelit për evropianizimin i vitit 2003 është pranuar në teori si rrallë ndonjë tjetër. Ja çka thonë: “procese të a) ndërtimit b) shpërndarjes (difuzionit) c) institucionalizimit të rregullave formale dhe joformale, procedurave, paradigmave të politikave, stilet “mënyrat në të cilat bëhen gjërat” dhe besime dhe norma të përbashkëta, të cilat së pari përcaktohen dhe konsolidohen në sjelljen e vendimeve të BE-së dhe më pas nguliten në logjikën e diskursit të brendshëm, identiteteve, strukturave politike dhe politikave publike“. Le të paraqesim gjithashtu përkufizimin më të thjeshtë të autorëve Vink dhe Graciano – “procesi i rregullimit të brendshëm drejt integrimit rajonal evropian”.

Fillimisht, koncepti i evropianizimit zbatohej vetëm për anëtarët e BE-së. Në fazat e mëvonshme ai filloi të zbatohej më gjerësisht – në lidhje me fqinjësinë më të afërt dhe më të largët të Bashkimit Evropian. Teza themelore është se sa më larg janë vendet e BE – aq më pak efektivë janë mekanizmat e evropianizimit. Gjithsesi – nuk mendohet vetëm gjeografikisht. Sepse, për shembull. Islanda nuk është gjeografikisht afër BE-së, por si anëtare e Zonës Ekonomike Evropiane, është shumë afër.

Gjatë zgjerimit me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, evropianizimi u bë jo vetëm një bazë teorike, por edhe një shenjë praktike e procesit të ndryshimit që synonte BE, sistemet e tyre politike, ekonomike dhe administrative. Ka funksionuar me sukses, mbi të gjitha, për shkak të perspektivës së qartë dhe të caktuar të anëtarësimit dhe politikës së kushtëzimit. Një faktor shtesë për sukses ishte fakti që kostoja e përshtatjes ishte shumë më e ulët se kostoja e anëtarësimit në BE. Gjërat duket se kanë filluar të ndryshojnë kur këto vende u bënë anëtare të BE. Kushtëzimi nuk mund të funksionojë më, sepse tani vendet e reja anëtare kanë të njëjtat të drejta si ato të vjetrat. Në vend të kushtëzimit, zbatimi i ligjit të BE duhet të funksionojë – dhe në atë të gjitha vendet anëtare janë të barabarta. Sidoqoftë. po bëhen problem fushat ku nuk ka mekanizma mjaft efikase për zbatim të ligji, siç është respektimi i vlerave demokratike ose sundimi i ligjit. Sigurisht – edhe fushat për të cilat është i domosdoshëm konsensusi, siç është miratimi i Buxhetit të Unionit ose pranimi i vendeve të reja anëtare. Dhe kështu, ndodh që në të njëjtën ditë Polonia dhe Hungaria të bllokojnë miratimin e buxhetit, sepse ata nuk duan që një pjesë e fondeve të buxhetit të kushtëzohet nga sundimi i ligjit, ndërsa Bullgaria – të njoftojë për bllokadën e negociatave me Maqedoninë, sepse ajo dëshiron t’ia ndryshojë Maqedonisë identitetin.

Nuk është çudi që termi “de-evropianizim” ka filluar të zbatohet në teori, duke nënkuptuar një proces regresi nga niveli i arritur tashmë i evropianizimit. Mund të përdoret më së shumti në rastin e Turqisë, por me interes janë edhe anëtarët e rinj, tashmë të përmendur, të Bashkimit Evropian.

Natyrisht, ne më së shumti na intereson si funksionon evropianizimi në vendet e Ballkanit Perëndimor. Fatkeqësisht – jo shumë, megjithëse, termi de-evropianizim nuk është përdorur, të paktën deri më tani. Arsyeja kryesore është se kushtëzimi nuk mund të jetë i suksesshëm kur oferta e anëtarësimit është e pasigurt. Fitimet, veçanërisht për elitën politike, janë larg, dhe kostoja politike dhe madje edhe ekonomike e reformave është e lartë.

Vetëm edhe për një element më i rëndësishëm i teorisë së evropianizimit. Përballë mekanizmit të kushtëzimit janë mekanizmat e socializimit dhe të mësuarit. Baza e tyre janë normat dhe vlerat, të cilat vendet anëtare ua transmetojnë kandidatëve, përkatësisht kandidatët i mësojnë nga vetë shtetet anët-are. Deri më tani ato janë treguar se janë më pak efektive sesa kushtëzimi. Sidoqoftë, tani shtrohet pyetja – a do të jetë e vlefshme në planin afatgjatë, duke pasur parasysh që kushtëzimi deri më tani ka dhënë vetëm rezultate afatshkurtra? Ose pyetja e kundërt: si, duke pasur parasysh përkufizimin e Radaelit për evropianizimin, do të përfshijmë normat, proceset, rregullat zyrtare dhe joformale … kur ato janë ngulitur thellë në vetë BE? Virusi i de-evropianizimit është i rrezikshëm. Është çështje e zgjedhjes nëse do të mbajmë maskë apo jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button