Departamenti Amerikan i Shtetit porositi që Bullgaria dhe RMV-ja mosmarrëveshjet t’i zgjidhin jashtë procesit të pranimit në BE

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të zgjidhin mosmarrëveshjet bilaterale jashtë procesit të pranimit, në mënyrë që të arrijnë qëllimin e përbashkët të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, njofton Portalb.mk.

“Ne jemi të qartë në dëshirën tonë për të parë kandidaturën e Maqedonisë së Veriut të hyjë në kornizën e negociatave deri në fund të këtij viti,” deklaroi për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke theksuar se ai i përshëndet përpjekjet për nisjen e negociatave.

Në deklaratë thuhet se “procesi i zgjerimit promovon paqen, stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë në të gjithë rajonin. Vendimi i BE-së në mars për të hapur bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut ishte një hap pozitiv dhe mohonte narrativën e rreme se bashkësia transatlantike e kishte lënë pas dore Ballkanin.”

“Shtyrja e pranimit të këtyre vendeve në BE rrezikon ngritjen e çështjeve të rindërtimit të kredibilitetit të BE-së në rajon,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara ishin një mbështetëse e fortë e integrimit euro-atlantik në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button