Covid-19: A mbron më mirë mbajtja e dy maskave, sesa vetëm një?

Shumë njerëz deri më sot kanë pranuar masën për të mbajtur maskë mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, kështu që ndoshta keni vërejtur ata që mbajnë dy maska ​​në fytyrë, shkruan Panacea.mk.

A do t’ju mbrojnë më mirë dy maska?
Nëse mbani maskë N95 ose maskë kirurgjikale, mbajtja e një shtrese shtesë ndoshta nuk do të bëjë shumë për mbrojtje. Këto maska ​​janë bërë nga materiale shumë të trasha pikërisht për të parandaluar depërtimin e virusit nëpër to, kështu që ndoshta nuk keni nevojë për ndihmë shtesë.

Por nëse përdorni vetëm maska ​​pëlhure, ajo shtesë mund të “kapë” më shumë grimca virusi që qëndrojnë në ajër dhe kështu të sigurojë mbrojtje edhe më të mirë për të gjithë rreth jush.

Kërkimet e fundit, të kryera mbi këtë temë, sugjerojnë që mbajtja e dyfishtë e mskave funksionon më mirë sesa vetëm një shtresë e materialit. A do të thotë kjo se maska ​​shtesë ofron mbrojtje edhe më të mirë? Fatkeqësisht, nuk ka prova konkrete për këtë, por derisa të ndodhin ato, ndoshta është më mirë të vishni dy maska, veçanërisht nëse shpesh jeni në situata me rrezik të lartë.

Por mbani mend, thonë ekspertët, se maska e dyfishtë nuk do të thotë që masa të tjera, të tilla si larja e shpeshtë e duarve dhe mbajtja e distancës fizike, nuk duhet dhe nuk është patjetër të ndiqen. Gjithashtu, pa marrë parasysh sa maska mbani, sigurohuni që të mbulojë të gjitha vendet e rëndësishme, sepse çdo “vrimë” do të lejojë që virusi të përhapet në ajër.

Dhe mbani mend se maska ​​më e mirë është ajo që mbahet vazhdimisht, dhe nëse nuk ndiheni mirë të mbani dy maska ​​dhe për shkak të kësaj vazhdimisht i hiqni ato, mbani vetëm një, por mbajeni siç duhet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button