Shilegov dhe zjarrfikësit gjetën zgjidhje të përbashkët për rritjen e pagave

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov bëri të ditur sot se së bashku me zjarrfikësit kanë gjetur zgjidhje të përkohshme për tejkalimin e problemit me kompensimet e shtesës së rrezikshmërisë, njofton Portalb.mk.

Shilegov tha se zjarrfikësve do t’u paguhet kompensim retroaktiv për pagat për të gjithë vitin 2020, ndërsa rritja e pagës për muajin dhjetor do t’u paguhet në fillim të muajit janar.

“Në ndërkohë duhet me Ministrinë e Mbrojtjes t’i përfundojmë dokumentet juridike, që Qeveria dihet t’i sjellë me qëllim që mjetet që disponon Qyteti i Shkupit, ligjërisht t’i kthejmë si rritje pagash”, tha Shilegov.

Ndërkaq në fund të tetorit zjarrfikësit dhe kryetari i Qytetit të Shkupit realizuan takim ku, ky i fundit i informoi se nuk ka mundësi ligjore që të zgjidh problemin rreth përllogaritjes së pagës së tyre, përkatësisht të pagesës së shtesës për rrezik në punë, por u ka premtuar se do t’u jap edhe përgjigje të shkruar.

Ai u ka ofruar ndihmë dhe ndërmjetësim që të përshpejtohet ai proces, apo të ketë bazë ligjore që të bëhet pagesa, në mënyrë që zjarrfikësit të mos dëmtohen derisa ligji të hyjë në fuqi.

Por, zjarrfikësit e Shkupit nuk e pranuan këtë ofertë dhe paralajmëruan se do të protestojnë deri sa Qyteti Shkupit të fillojë t’ua paguaj shtesën e pagës. Sipas ndryshimeve ligjore të vitit 2014 zjarrfikësve u lejohet shtesë e pagës fillestare prej 20 për qind, për shkak rrezikshmërisë së vendit të punës. Por, prej atëherë asnjëherë nuk u është paguar ajo shtesë dhe për këtë ata kanë paditur Qytetin e Shkupit.

Sindikata e zjarrfikësve në Shkup vlerëson se rroga e tyre duhet të jetë 25-26 mijë denarë, ndërsa aktualisht paguhen vetëm për 20 mijë denarëAta theksojnë se paga e tillë është e bazuar në ligje dhe vendime të gjykatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button