RMV, Rreth 60 milionë denarë do të shpenzojë Ministria në vitin 2021 për digjitalizimin e 30% të administratës shtetërore

Jeton Shaqiri, ministri për shoqëri informatike dhe administratë, propozoi që buxheti i kësaj ministrie për vitin 2021 të jetë 1,179,142,000 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Shtylla e parë, gjegjësisht pjesa më e madhe e këtyre mjeteve, 900 milionë denarë janë për financimin e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audivizuele, Radiodifuzionit nacional dhe Radiotelevizionit nacional. Në këtë mënyrë, qytetarët lirohen nga shpenzimet, ndërsa institucionet fitojnë mjete të rregullta dhe të parashikueshme, gjegjësisht mundësohet pavarësia dhe autonomia e tyre”, raportojnë nga Qeveria.

Buxheti për MARnet do të jetë 14,514,000 denarë, ku planifikohet lidhja e universiteteve dhe institucionet tjera arsimore dhe shkencore në kuadër të MARnet.

Shaqiri theksoi se në shtyllën e tretë të buxhetit do të ketë 60,624,000 denarë, pjesa më e madhe e mjeteve janë të parapara për digjitalizimin e shërbimeve, duke ofruar qasje më të shpejtë, lehtë dhe efikase për qytetarët.

Ministri theksoi se një pjesë e këtyre mjeteve do të shpenzohen në mirëmbajtjen e Regjistrit qendror dhe Portalit kombëtar për e-shërbime, duke shtuar edhe 130 shërbime të reja. Gjithashtu raportohet se do të investohet në qendrën “Një pikë shërbimi” dhe furnizimin harduerik dhe softuerik për lëshimin e dokumenteve.

“Qeveria e RMV-së planifikon deri në fund të vitit 2021 të aplikojë Sistemin elektronik për automatizimin e procedurave administrative (eSDP) në të paktën 30% të administratës shtetërore, ndërsa deri në fund të vitit 2024 në gjithë organet e administratës shtetërore”, deklaroi Shaqiri.

Në shtyllën e katërt planifikohen mbi 90 milionë denarë për: digjitalizimin dhe administratën efikase, trajnime të ndryshme, softuer për e-inspektim dhe sistem të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button