Të premten shpallen fituesit e konkursit për mësues me resurset më të hapura arsimore në arsimin fillor

Më 20 nëntor (e premte) me fillim prej orës 13:00, do të mbahet ngjarje e shkurtër online nëpërmjet platformës Zoom, ku Fondacioni Metamorfozis do t’i shpallë fituesit e konkursit të sivjetshëm “RHA mësues/mësuese të arsimit fillor për vitin 2020”.

Në ngjarje do të flasin Qëndresa Sulejmani, drejtor programor në Fondacionin Metamorfozis dhe Natasha Angjeleska, koordinatore e lartë programi në Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Ngjarjen mund ta ndiqni nëpërmjet këtij linku.

Projekti “Iniciativa për resurse të hapura arsimore” të cilin e zbaton Fondacioni Metamorfozis ka për qëllim që të ndikojë në ngritjen e vetëdijes dhe kapacitetit të opinionit akademik për krijimin dhe shfrytëzimin e resurseve të hapura arsimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button