Borisov: Qëndrimi ynë për Maqedoninë e Veriut nuk është kokëfortë, i pasqyron pritjet e të gjithë qytetarëve bullgar

Bullgaria më së shumti prej të gjithëve dëshironte që Maqedonia e Veriut, si dhe të gjithë miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor, të anëtarësohen në BE, deklaroi kryeministri bullgar, Bojko Borisov, gjatë mbeldhjes së sotme qeveritare.

“Pozicioni ynë nuk është pozicion i kokëfortësisë apo pozicion që të pengojmë miqtë tanë më të afërt”, tha Borisov, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, pozicioni bullgar është principiel dhe i pasqyron pritjet e të gjithë qytetarëve bullgar. Ai tha se janë të gatshëm që të vazhdojnë negociatat, ndërsa shtoi se pikërisht Bullgari ka mbështetur Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në NATO.

“Ishim qëllim mirë dhe të shqetësuar dhe në negociatat që i kemi zhvilluar me ata, me shumë kujdes u kemi sqaruar deri ku mund të shkojnë kompromiset tona”, tha kryeministri bullgar duke përkujtuar se është formuar komision i përbashkët për çështje të historisë me argumente precize.

Borisov gjithashtu tha se janë zhvilluar dhjetëra bisedime, përfshirë edhe me pjesëmarrje zëvendëskryeministrave Zaharieve dhe Karakaçanov, në përpjekje për të gjetur kompromise, që Bullgaria të mos jetë vendi që do të thotë “jo” për fillim të negociatave.

Ai ka shprehur keqardhje që Shkupi nuk ka treguar, siç theksoi ai, përkushtim duke vlerësuar se me presion dhe lobim mund ta detyrojnë Bullgarinë që të ndërrojë pozicionin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button