Twitter prezantoi opsionin “Fleets” – twitte që zhduken pas 24 orësh

Twitter ka prezantuar një funksion të ri të disponueshëm për të gjithë përdoruesit – twitte që zhduken, të quajtura “Fleets”. Përdoruesit tani mund të ndajnë tekste, video ose t’i përgjigjen twittit të dikujt dhe e gjitha do të zhduket pas 24 orësh, njofton Portalb.mk.

“Fleets” në Twitter do të ketë pothuajse të njëjtin funksion si “Stories” në Instagram, Facebook dhe Snapchat Shumica e opsioneve që janë zbatuar tashmë në këto rrjete sociale janë në dispozicion – midis të cilave, përdoruesit e Twitterit do të jenë në gjendje të reagojnë ndaj “flitit” të dikujt duke dërguar emo-ikona dhe kështu të fillojnë një bisedë.

Twitter njoftoi se në të ardhmen do të prezantojë ‘stikera’, si dhe mundësinë për të transmetuar përmbajtje në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Vendimi për lansimin global të ‘Fleets’  vjen pas muajsh testimi të këtij funksioni në Itali, Brazil, Indi dhe Korenë e Jugut. Periudha e provës tregoi se kjo i bënte njerëzit të ndiheshin më rehat dhe të inkurajoheshin të flisnin më shumë.

Twitter ka shfaqur shpresë se opcioni i ri do të ndihmojë në uljen e presionit rreth tuiteve duke i lejuar përdoruesit të shprehin mendime dhe ndjenja më të zakonshme pa e bërë këtë për të grumbulluar më shumë pëlqime dhe retweete.

Funksioni i ri do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e Twitter në periudhën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button