RMV, vetëm 20 vende të lira në klinikat Kovid të Shkupit, Filipçe thotë se situata është serioze

Momentalisht ka rreth 20 vende të lira në klinikat interne të Shkupit, njëjtë si edhe dje. Asnjë pacient nuk është lëshuar në kurim shtëpiak. Kjo nënkuptohet me faktin se edhe dje Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka vetëm 20 vende të lira dhe se pritet që të bëhen regjistrime shtesë për pacientët e kuruar. Po e njëjta fjali përsëritet edhe sot. Ndërkohë nga institucioni kryesor shëndetësor në RMV, thonë se Qendra Kovid e Klinikës së Sëmundjeve të Syrit, e cila do të mund të hospitalizojë 33 pacientë, do të fillojë punën nesër, njofton Portalb.mk.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, zhvilloi takim me drejtorët e klinikave interne për të shqyrtuar situatën aktuale me mbushjen e Kovid qendrave, gjendjen e pacientëve që trajtohen atje, disponueshmërinë e personelit mjekësor dhe mundësitë dhe nevojën për të zgjeruar kapacitetet.
“Situata është serioze dhe po përballemi me një valë të fortë të virusit dhe një fluks të madh të pacientëve. Qëllimi ynë nuk është të lëmë asnjë pacient pa kujdes mjekësor, dhe në të njëjtën kohë të mos zvogëlojmë programin e rregullt të klinikave për pacientët akutë dhe kronikë që kanë nevojë për të”, tha Filipçe.
Në takim, krahas koordinatorit të Kovid qendrave në Klinikat Interne Dejan Dokiq, të pranishëm ishin edhe drejtorët e klinikave për nefrologji, gastroenterohepatologji, dermatovenereologji, neurologji, klinikës së veshit, hundës dhe fytit dhe klinikës së lëkurës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button