Zaev: Kush ka tepricë parash le të shkojë në spitalet private, por gjithçka që kanë klinikat private, kanë edhe ato publike

Nuk mund të pranoj që një trajtim me transplantim gjaku në një institucion shëndetësor është 12 mijë euro, tha Kryeministri Zoran Zaev në intervistën e mbrëmshme në Televizionin 21 duke komentuar çmimet për trajtimin e Kovid-19 në spitalet private në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Nuk është e natyrshme për mua që harxhimet janë 12 mijë euro. E dëgjoj atë, nuk e kam vërtetuar, por në një gjendje të jashtëzakonshme, sistemi shëndetësor duhet të jetë i barabartë për të gjithë, në mënyrë që të mos ketë fenomene të tilla disonante”, tha Zaev, duke iu përgjigjur komentit të moderatori se me krizën e korona virusit, u shfaqën dallimet shoqërore dhe se qytetarët e kanë më të vështirë të marrin shërbim shëndetësor cilësor.

Kryeministri tha se gjithçka që ka në klinikat private, ka edhe në sistemin publik shëndetësor.

“Nëse dikush ka tepricë parash, udhëro le të shkojë , janë kompani të licencuara, instiucione shëndetësore që normalisht funksionojnë për përfitim. Ne si shtet nuk punojmë për përfitim. Transplantimi i gjakut është në dispozicion në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, remedisivir është në dispozicion në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe jepet në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Profesionistët e shëndetësisë bëjnë gjithçka që munden. Unë e kuptoj që qytetarët tashmë janë nervozë,” tha Zaev, duke komentuar thirrjet dhe komentet në rrjetet sociale.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, më 10 nëntor, kur u pyet pse nuk përdoret trajtimi i pastrimit të gjakut në spitalet shtetërore për pacientët me Kovid-19, u përgjigj: “Nuk ka asnjë provë mjekësore që ky trajtim ndihmon për këtë sëmundje”.

Sipas të dhënave të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FZOM), një ditë trajtimi në spital e një pacienti me Kovid-19 kushton 200 euro, ndërsa një pacient i lidhur me aparat respirator për më shumë se 4 ditë i kushton shtetit 5,700 euro. Këto janë të dhëna që i ka marrë redaksia digjitale SDK.MK nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore bazuar në analizat fillestare që ata bënë për trajtimin e pacientëve nga fillimi i pandemisë deri më tani.

Ndërkohë, sipas Meta.mk, një pacient pozitiv për Kovid-19 me pasqyrë të lehtë klinike të sëmundjes, pa komorbiditete dhe sëmundje të mëparshme serioze dhe pa sëmundje kronike, duhet të lërë mënjanë rreth 6,000 euro nëse dëshiron të trajtohet në një nga spitalet private. Kjo shifër merret duke shumëzuar shumën për një  ditë spitali (36,000 denarë) me dhjetë ditë, aq sa, siç thonë ata nga klinika private “Zhan Mitrev”, mesatarisht një pacient me një pamje të lehtë klinike është në spital.

Përgjigjet e pyetjeve në lidhje me çmimet, shërimin dhe trajtimin e pacientëve, Meta zyrtarisht kërkoi nga Spitali Klinik Acibadem Sistina, si dhe Klinika Zh Mitrev, ku janë të hospitalizuar dhe trajtohen pacientët pozitivë për Kovid-19. Të dy spitalet ende nuk kanë arritur një marrëveshje me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore në lidhje me trajtimin e pacientëve me Kovid, kështu që pacientët paguajnë për shërbimet e tyre shëndetësore pavarësisht nëse ata lënë mënjanë pagën e tyre bruto për sigurimin shëndetësor shtetëror apo jo.

“Sistina” çmimi i testit PCR për zbulimin e virusit SARS-CoV-2 është 2,700 denarë. Ekziston gjithashtu një paketë e testimit familjar për mbi tre anëtarë të familjes me një çmim prej 2,500 denarë për person, si dhe një paketë testimi në grup për kompani – mbi tre persona me një çmim prej 2,500 denarë për person. Në “Zhan Mitrev”, testi PCR kushton 2,900 denarë. Ekziston edhe test prej 3,000 denarësh, e cila përveç pranisë së Kovid-19, përcakton edhe praninë e gripit sezonal të tipit A, B dhe virusit RS.

Këto shuma janë të papërballueshme për persona të cilët marrin një rrogë minimale, prej 14,900 denarësh, por edhe për ata me rrogë mesatare prej rreth 25,000 denarësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button