Covid-19: Sa kohë do të zgjasë imuniteti pas infeksionit të parë?

Një mjeke mikrobiologe e quajtur Blerta Brati sqaron se sa kohë do të zgjasë imuniteti pas infeksionit të parë, njofton gazeta Shëndeti.al.

1. Çfarë realiteti përfshihet në termin “imuniteti”?
Shkencërisht, “imuniteti” i referohet “rezistencës ndaj një sëmundjeje, e cila arrihet përmes ekspozimit të vazhdueshëm të sistemit imunitar ndaj këtij virusi, qoftë përmes infeksionit natyror ose përmes vaksinimit“. Sidoqoftë, të gjithë bien dakord se ky imunitet nuk garanton gjithmonë mbrojtjen e plotë të trupit kundër sëmundjes së përmendur. Dhe koronavirusi nuk bën përjashtim nga rregulli.

2. Si do të kaloj imuniteti Covid?
Ndërmjet 5 deri 7 muaj. Sipas studiuesve, puna e të cilëve u botua në revistën “Imuniteti” tetorin e kaluar, imuniteti pas ekspozimit ndaj Covid-19 do të zgjaste vetëm disa muaj. Në të vërtetë, thuhet se “antitrupat neutralizues me cilësi të lartë prodhohen në mënyrë të qëndrueshme për të paktën 5 deri në 7 muaj pas infektimit me SARS-CoV-2.” Në disa raste, imuniteti ndaj koronavirusit dhe prodhimi i antitrupave të nevojshëm shtrihet edhe përtej 7 muajve.

3. Imuniteti me kalimin e kohës! Për fat të keq, “imuniteti zbehet mjaft shpejt” me kalimin e kohës. Kemi një reduktim të dukshëm të antitrupave në javë ose muaj pas infektimit sipas studimeve te kryera.

4. Prania e antitrupave pas infektimit nuk garanton mbrojtje të plotë ndaj COVID! Sipas profesor Paul Elliott, përgjegjës për hulumtimet në Imperial College London , vetëm sepse tashmë jeni infektuar me Covid nuk do të thotë që jeni plotësisht imun ndaj tij. Në të vërtetë, studiuesi deklaron gjithashtu se “një test pozitiv i antitrupave nuk do të thotë që ju jeni plotësisht imun ndaj Covid. Nuk dihet ende nëse antitrupat japin një nivel efektiv të imunitetit”.

Aktualisht, efektet e antitrupave ndaj Koronavirus janë ende të paqarta dhe ende nuk janë provuar. Në mes të tetorit, Sciencenews.org sqaroi gjithashtu se ende nuk dihej nëse prania e tyre e thjeshtë në trup ishte një shenjë e imunitetit për individin në fjalë.

Dr. Steven Sperber, Shef i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Qendrës Mjekësore të Hackensack, thekson efektet e panumërta të antitrupave në ngadalsimin e semundjes:

a) Për disa infeksione, antitrupat mund të sigurojnë mbrojtje kundër ri-infektimit në të ardhmen.

b) Për të tjerët, ato nuk parandalojnë ri-infektimin, por simptomat janë më të lehta.

c) Në raste të tjera, antitrupat mund të mos ofrojnë mbrojtje. Për një sëmundje me një shkallë kaq të lartë të ngjitjes si Covid, këto efekte janë edhe më të pasigurta. Pra, një test pozitiv i antitrupave koronavirus përfundon vetëm në një gjë me siguri: Ju keni qenë i ekspozuar ndaj Covid në të kaluarën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button