Bitcoin po i afrohet vlerës rekord të 2017

Bitcoin po shkëlqen këtë vit. Kriptomonedha sapo kapi vlerën e 17 mijë dollarëve, një nivel i paarritur që prej 3 vitesh, shkruan Pcworld.al.

Në 24 orët e fundit çmimi i Bitcoin u rrit me 4% duke u tregtuar me 17,030 dollarë sipas CoinDesk. Insajderët e industrisë thonë se rritja e Bitcoin këtë vit ka të bëjë me një numër faktorësh ku ndër më kryesoret ishte pandemia e Covid-19.

Hendeku mes botës së kriptomonedhave dhe institucioneve financiare tradicionale është mbyllur dramatikisht tonë ekspertët.

Rezultat i saj është se lojtarët aktualë të tregut e kanë pranuar si realitet e madje janë të gatshëm të kërcejnë në varkën e kripmonedhave.

Rritja meteorike e Bitcoin vjen edhe në një kohë kur kompani të mëdha po zhvendosen në këtë hapësirë.

Një prej këtyre emrave të mëdhenj është padyshim PayPal i cili filloi ofrimin e shitblerjet së kriptomonedhave në SHBA dhe së shpejti edhe në vende të tjera të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button