RMV, Qeveria vazhdoi me emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucione të ndryshme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 21-të vazhdoi me shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve, zëvendësdrejtorëve dhe anëtarëve në institucionet shtetërore që janë nën kompetanca të saj, transmeton Portalb.mk.

Qeveria shkarkoi Bejnaz Arifin nga anëtari i Këshillit Mbikëqyrës në Shoqërisë aksionare për organizmin e lojërave të fatit, dhe në vend të tij të emëroi Skender Mehmetin.

Qeveria pranoi shkarkimin e Jasmina Delçeva Dizdareviq nga pozita e anëtaret së Komisionit nacional për tekstet.

Qeveria pranoi kërkesën për shkarkim të Dejan Ampev nga ushtrues i detyrës-zëvendës coordinator i Qendrës koordinative nacionale për menaxhimin me kufijtë.

Qeveria shkarkoi Musa Ibraimin nga pozita e zëvendësdrejtorit të Agjencisë për kadastër dhe patundshmëri, ndërsa në vend të tij të emërohet Arben Qerimi.

Zekir Jakupovski u shkarkuar nga pozita e u.d.-zëvendësdrejtor në Qendrën për menaxhim me krizat, ndërsa në vend të tij është emëruar Ekrem Zendeli.

Nazim Sulejmani do të jetë avokat shtetëror për rajonin e Kërçovës, ndërsa në Shkup e emëroi Avdil Jonuzin.

Jovanka Gjorgjeska nuk do të jetë avokate e shtetit në Tetovë, për shkak plotësimit të moshës së pensionit më 24 dhjetor, dhe filloi procedurat për përzgjedhjen e një personi në ate pozitë.

Seadet Jusufi do të jetë anëtar i Këshillit drejtues në Qendrën për arsim dhe trajnim professional, ndërkohë është shkarkuar Olimpija Hristova Zaevska nga pozita e anëtarës së Këshillit drejtues në Drejtorinë për zonat e zhvilluara në industrinë e teknologjisë, dhe në vend të saj është emëruar Shirete Elezi.

Qeveria propozoi Violeta Ilievskën për u.d-zëvendësdrejtore në Ndërmarrjen publike për rrugë-Shkup, ndërsa për ndërmarrjen “JASEN”-Shkup e propozoi Brahim Ajvazin për u.d-zëvendësdrejtor, ndërsa në Ndërmarrjen publike për infrastrukturë hekurudhore-Hekurudha të jetë Hari Lokvenec për u.d-drejtor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button