RMV, Vendimet e Qeverisë nga seanca e 21-të për Kovid-19, autobusët e shpejtë në Shkup, Sallën Universale dhe çështje tjera

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 21-të vendosi për blerjen e testeve shtesë për Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

Qeveria raportoi se janë shpallur si vende të mbrojtura –kategoria V, pjesë të Maleve të Osogovës dhe Vodnos.

““Qeveria e RMV-së në seancën e 21-të e angazhoi Ministrinë e shëndetësisë të udhëheqë procedurat për thirrje publike për teste të shpejta autogjenë për nevojat e ndërmarrjeve publike shëndetësore”, raportojnë nga Qeveria, duke sqaruar se do të kërkojë nga Ministria e Mbrojtjes angazhimin e personelit mjekësor të kësaj ministri për nevojat e institucioneve shëndetësore.

Qeveria raportoi se do të formohet Qendër për mbështetjen e kompanive maqedonase për tregun e NATO-s, që do të jetë përgjegjësi e Ministrisë së Mbrojtjes. Për këtë, Ministria e Financave do të sigurojë tre vende të punës në Ministrinë e Mbrojtjes për këtë qëllim: këshilltar shtetëror, këshilltar dhe bashkëpunëtor.

Në Qytetin e Shkupit do të ketë autobus të shpejtë, sipas Qeverisë. Financimi i saj do të bëhet përmes kredisë nga Banka evropiane për zhvillim dhe rindërtim. Përmes këtij projekti, planifikohet ndërtimi i dy linjave vetëm për autobusin e shpejtë, që do të lëvizë në drejtimin ‘lindje-qendër-perëndim” dhe “jug-qendër-veri”.

Qyteti i Shkupit për renovimin e Sallës Universale do të marrë 120 milionë denarë.

Qeveria miratoi propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe Ligjin për sigurim shëndetësor.

Qeveria vazhdoi shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucionet shtetërore nën kompetenca të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button