RTM miratoi Rregullore për punësimin, promovim dhe caktim të punonjësve në detyrë

Këshilli Programor i Radio-Televizionit të Maqedonisë (RTM) në seancën e mbajtur më 11 nëntor 2020 e miratoi Rregulloren për punësim, promovim dhe caktim në detyrë të punonjësve në servisin radiodifuziv publik. Me këtë dokument rregullohet procedura me të cilën do të bëhet zgjedhja e stafit të ri dhe ngritja në pozita më të larta të stafit ekzistues ndërmjet ofruesve të shërbimeve dhe stafit ndihmës në RTM-së, raporton Observatori Mediatik, përcjell Portalb.mk.

Përndryshe, servisi i radiodifuzionit publik për një kohë të gjatë, duke përfshirë tërë vitin 2020, nuk ka realizuar punësim të stafit të ri, ndërsa numri i punonjësve në RTM gradualisht dhe vazhdimisht zvogëlohet. Në fund të shtatorit të këtij viti, në RTM kanë qenë të punësuar 738 persona, gjegjësisht ka pas 14 më pak të punësuar krahasuar me fundin e qershorit të këtij viti. Përveç vendeve të zbrazura të punës, për një kohë të gjatë në servisin publik ka një problem me pamundësinë për të përparuar në karrierën e punonjësve të cilët kanë qenë të angazhuar në RTM për shumë vite.

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës publike (MSIA) në qershor të këtij viti e miratoi sistematizimin e ri të vendeve të punës në RTM, megjithatë nga kjo ministri në fund të tetorit informuan se Plani për punësimin dhe shpërndarjen e punonjësve i përgatitur nga menaxhmenti i RTM-së, nuk ishte dorëzuar në afatin ligjor, prandaj edhe nuk ishte miratuar nga MSIA.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button