RMV, u arrestua pronari i lokalit që nuk respektoi masat kufizuese

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut raportoi se është arrestuar një 46 vjeçar, pasi lokali i tij nuk ka respektuar masat kufizuese për parandalimin e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Objekti punoi pas orës së lejuar dhe në të janë gjendur 12 persona, gjegjësisht mysafir”, sqaroi MPB-ja.

MPB-ja sqaroi se policia ka arrestuar në Gostivar 46 vjeçarin R.B. në lidhje me rastin. Raportohet se ai është pronar i një objekti hotelerie në afërsi të autostradës Gostivar-Tetovë. Objekti është mbyllur menjëherë nga Inspektorati shtetëror i tregut.

Gjithashtu në fillim të këtij muajit, pronari i një objekti hotelierik në fshatin Dobërdoll në Gostivar, u arrestua pasi gjatë kontrollit, në lokalin e tij u zbulua se po organizohej dasmë. Raste të ngjashme në lidhje me organizimin e dasmave janë raportuar edhe në vende tjera, si në Gllumovë dhe Haraçinë.

Ndryshe, në vitin 2019 në muajin gusht në Maqedoninë e Veriut u regjistruar 216 321 turistë, ndërsa sivjet në muajin gusht janë regjistruar gjithsej 133 704 turist. Sivjet kemi rritje të numrit të turistëve vendor, pasi vitin e kaluar ishin regjistruar 116 189 turistë vendor, ndërsa sivjet 126 509 turistë vendor.

Në kuadër të pakos së katërt të masave ekonomike për trajtimin e krizës së koronavirusit, do të ndahen grante për agjencitë turistike, restorantet e dasmave dhe këndet e lojërave. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, prezantoi sot pesë masat për mbështetjen e sektorit të turizmit dhe hotelierisë, me vlerë 7.5 milion euro.

Me rebalancin e buxhetit 2020, i cili po debatohet në Parlament, restorantet e dasmave do të marrin ndihmë financiare të pakthyeshme nga shteti në shumën prej një milion euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button