RMV, po zvogëlohet bartja e virusit ndërmjet personave, ora policore është kufizimi i radhës sipas ministrisë

Në Maqedoninë e Veriut po ulet përçueshmëria e virusit korona nga një qytetar në tjetrin. Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në RMV theksoi se është e panevojshme për momentin ora policore, transmeton Portalb.mk.

“Analizat tregojnë se kemi ulje të përçueshmërisë së virusit. Faktori R0 (rë zero) i bartjes është ulur nga 1.5 në rreth 1, ajo nënkupton se një person ka infektuar 1.5 persona, derisa tani më pak se një person”, raportojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Filipçes, masat kanë ndikuar në përmirësimin e kësaj gjendjeje, por për shkak të mundësisë për mbushje të shpejtë të shtretërve në spitale dhe shmangies së nevojës për orë policore, Filipçe kërkoi respektimin e masave.

MSH-ja raportoi se në spitalin e Manastirit janë shtrirë 83 pacientë, Shtip 69-të, 43 në Tetovë, 63 në Veles, 88 në Kumanovë, 100 në Ohër, 94 në Prilep, 47 të Gostivar, 33 në Strugë, 80 në Strugë, 25 në Koçani, 18 të Kërçove, 39 në Kavadar dhe 10 pacientë në Gjevgjeli.

Ai theksoi se shumë reparte tashmë janë orientuar në trajtimin e pacientëve me Kovid-19, prandaj kjo do të sjellë situatën e tillë që do të reduktojë terminët në sistemin Termini Im.

“Ministri theksoi se çdo ditë ndiqet dhe analizohet gjendja në teren, por derisa ka hapësirë dhe nevojë, Komisioni për sëmundje ngjitëse, do të propozojë edhe masa shtesë kufizuese. Masa e radhës mund të jetë ora policore”, raportojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Maqedoninë e Veriut në repartet infektive në gjithë vendin po shërohen 792 pacientë në lidhje me Kovid-19.

“Në spitale ka rreth 90 shtretër të lirë, ndërsa po bëhet regjistrimi i pacientëve të shëruar, ashtu që do të lirohen shtretër shtesë”, raportojnë nga MSH-ja, duke shtuar se ka rreth 100 vende të lira në qendrat e kovidit.

Ndryshe, është me rëndësi të madhe për qytetarët që të respektojnë masat për të na ndihmuar në mbajtjen e sistemit shëndetësor të qëndrueshëm, në betejën me pandeminë COVID, bëri thirrje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ministri tha se nëse infeksioni përhapet me këtë dinamikë, shtretërit dhe personeli mjekësor në spitale do të mungojnë shumë shpejt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button