fbpx

Mariçiq – Bomgartner: Franca është e gatshme të ndihmojë në reformat në gjyqësor

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, sot në mëngjes është takuar me Siril Bomgartner, ambasadorin e ri të Republikës së Francës në Maqedoninë e Veriut. Në takim, ashtu siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e gjyqësorit, por edhe për ndihmën franceze në lidhje me integrimet evropiane të vendit, njofton Portalb.mk.

Mariçiq ka theksuar se metodologjia e re për bisedime e cila është bërë mu me iniciativën e Francës është mundësi e mirë që nëpërmjet procesit negociues të bëhet transformim i madh i shtetit.

Ministri Mariçiq e njoftoi Bomgartnerin edhe me të gjitha hapat që Ministria e Drejtësisë i ka marrë me qëllim që të përmirësohet etika, përgjegjësia dhe transparenca e sistemit gjyqësor.

“Të gjitha hapat e ardhshme të cilat do t’i ndërmarrim për përmirësimin e gjyqësorit duam që të jenë në koordinim me partnerët tanë evropian. Plotësisht edhe ato ndryshime që tani i bëjmë, gjithashtu janë në bashkëpunim të ngushtë me BE-në”, theksoi Mariçiq.

Bomgartner ka ofruar ndihmë teknike, financiare dhe institucionale për përshpejtimin e procesit të reformave në sistemin gjyqësor. Dy bashkëfolësit janë pajtuar që këto takime të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe të ketë bashkëpunim më intensiv për çështjet të cilat janë në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close