“EU Observer”: Bullgaria sjellë “bagazh historik” në tavolinën e BE-së

Web site i Brukselit “EU Observer”, sot publikoi një artikull në lidhje me veton bullgare për fillimin zyrtar të negociatave me Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se Bullgaria sjell “bagazh historik” në tavolinën e BE-së.

“Duhej të ishte teknike, por janë negociata në fiaskon e re të procesit të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, duke përzier në atë Hitlerin, Stalinin dhe Titon. Bisedimet e sotme do të përballen me veto të re bullgare, që bazohen, siç tha një diplomat i lartë i BE-së, në këtë “bagazhi historik”, shkruan EU Observer, transmeton Portalb.mk.

Ai përkujtoj se 27-të ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së, që takohen përmes videol lidhjes sot dhe nën kryesim të Gjermanisë me BE-në, duhej të japin sinjal për fillim të negociatave qasëse me Maqedoninë e Veriut.

“Ajo duhej të ndodhte pas prolongimit të gjatë për shkak të vetos greke që përfundoi në vitin 2018, kur Shkupi e ndryshoi emrin e shtetit të për të kënaqur Athinën. Ajo duhej të ndodhte pas vetos franceze në vitin 2019, kur vendet nga BE, e ndryshuan mënyrën e zgjerimit që të kënaqin Parisin. Në vend të kësaj, do të ketë veto bullgare të bazuar në bagazh historik”, shkruan “EU Observer”.

Më tej theksohet se bagazhi i përfshin kërkesat bullgare, tekstet shkollore të historisë së Maqedonisë së Veriut që t’i hedhin poshtë pretendimet për identitetin maqedonas të disa personaliteteve historike dhe për prejardhjen jo bullgare të gjuhës së tyre.

Bullgaria gjithashtu dëshiron që në tekstet të mos shkruajë më se është fajtore për okupimin fashist të Maqedonisë së Veriut në Luftën e Dytë Botërore, edhe pse ajo ka okupuar, si një ndër shtetet nga blloku i Hitlerit.

Gjithashtu, Sofja kërkon që në tekstet shkollore të shkruajë se ish lideri i Jugosllavisë, Josip Broz Tito, i bindej lideri sovjetik Josip Stalin, edhe pse Tito është ndarë me Stalinin në vitin 1984 që të mbrojë autonominë e Jugosllavisë.

Këto mosmarrëveshje, shkruan “EU Observer”, duhej t’i zgjidhte komisioni i përbashkët i historianëve, në pajtueshmëri me Marrëveshjen për “Fqinjësi” mes Shkupi dhe Sofjes. Por, tani Bullgaria dëshiron që ato të shkruhen në Kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Më tej theksohet se tani është koha që Maqedonia e Veriut të demonstrojë vullnet politik dhe t’i pranojë vlerat evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button