Kosovë, Vjosa Osmani ka rezultuar pozitiv me Kovid-19

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe aktualisht ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka rezultuar pozitiv me Kovid-19, shkruan Portalb.mk.

Ajo potencoi se gjatë dy javëve të ardhshme do të punoje nga shtëpia, me çka, do të jetë në gjendje që të dy përgjegjësitë shtetërore t i ushtroje si dhe të trajtohet njëkohësisht.

“Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv.

Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike.

Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar” shkruan Vjosa Osmani.

Rikujtojmë se nga dita kur tashmë ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dha dorëheqje nga ky funksion, Vjosa Osmani po e ushtron detyrën e tij, njëkohësisht është edhe kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button