Tetovë, projekti për teatrin “fle” në Qeveri, aktorja Loki: Kjo zvarritje i ngjanë kancerit, ne do reagojmë por do jetë vonë!

Faza e dytë për ndërtimin e teatrit të ri në Tetovë assesi të filloje dhe pse ndodhë kjo, përgjigje nuk ka drejtori i Qendrës për Kulturë në Tetovë. Ndërkaq aktorja Albana Loki thotë se shpresat tashmë i ka të prera se kjo do të ndodhë, zvarritjen e projekteve kulturore ajo i quan si “kancer” që do të shpërthejnë një ditë, shkruan Portalb.mk.

Artan Arsllani, drejtor i Qendrës për Kulturë, Tetovë.
Artan Arsllani, drejtor i Qendrës për Kulturë, Tetovë.

Sipas drejtorit të Qendrës për Kulturë në Tetovë, Artan Arsllani, nuk është e qartë se pse Qeveria e RMV-se ende nuk ka ndërmarrë masa për miratimin e fazës së dytë, edhe pse të njëjtit projektin e kanë pranuar nga dhjetori i vitit të kaluar.

“Nuk ka ndryshuar asgjë nga deklarata ime e fundit për këtë që e kam dhënë shumë moti, ende jemi në pritje të Qeverisë së RMV-së që të miratoje projektin dhe të fillojmë furnizimin publik për fazën e dytë. Ne projektin e kemi dërguar në dhjetor të vitit të kaluar, asnjë përgjigje nuk kemi marrë dhe nuk e di pse ndodhë kjo. Në fazën e dytë parashihet ndërtimi i enterierit dhe skenës së teatrit, për dinamikën e punës dhe gjithçka tjetër, vendos Qeveria” tha Artan Arsllani, drejtor i Pallatit të Kulturës në Tetovë.

Albana Loki, aktore.
Albana Loki, aktore.

Një prej aktoreve të Tetovës, Albana Loki, për Portalb.mk u shpreh shumë pesimiste për rrjedhën e ndërtimit të këtij teatri, sipas saj, kulturës në Tetovë me hapa të ngadalëta por të sigurta, i instalohet një “kancer” ndërkaq do të reagojmë, kur i njëjti veçse do të kishte shpërthyer.

“Ka më shumë se 10 vite që ndërtimi i këtij teatri është kërkesë e aktorëve të këtij rajoni dhe i tillë vazhdon të ngelet, ne njerëzit jemi të çuditshëm, në momentin që kemi dhimbje koke nuk shqetësohemi dhe kështu organizmi jonë mësohet me atë dhimbje deri në momentin që paraqitet kanceri, kështu jemi mësuar edhe me mos realizimin e projekteve deri në momentin kur ndodhin shpërthime, që në këtë rast, është shkatërrimi i kulturës dhe një sfere shumë të rëndësishme të jetëve tona. Unë personalisht nuk i besoj më asgjëje në këtë vend, sidomos jo për ndërtimin e suksesit, duhet si popull të jemi më të vetëdijshëm për atë se çfarë po ndodh e jo të vrapojmë pas turmës” tha Albana Loki, aktore.

Kështu dukej sot ky teatër:

Teatri i ri në Tetovë.
Teatri i ri në Tetovë.

Premtohet nga viti 2010!

Ndërtimi i Qendrës për Kulturë në Tetovë ishte premtuar që më 6 tetor të vitit 2010, kur ministrja e atëhershme e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska e prezantoi zgjidhjen ideore për pamjen e teatrit multifunksional, që duhet të ofrojë teatër, kinema dhe bibliotekë.

Gurë-themeli për ndërtimin e këtij objekti u hodh më 28 nëntor të vitit 2014. 

Kostoja e fazës së parë për ndërtimin e objektit ishte projektuar në 13.5 milion euro ndërsa me fillimin e fazës së dytë dhe shpalljen e tenderit për rregullimin e brendshëm çmimi do të arrijë në 40 milion euro.

Projekti për ndërtimin e kësaj qendre të kulturës multi-funksionale është një prej projekteve kapitale të qeverisë së kaluar, i paraparë për t’u realizuar disa vite më parë. Me ndërtimin e kësaj qendre do të zgjidhet problemi hapësinor për më shumë institucione, si teatri, biblioteka, qendra e kulturës e të tjera, të cilat funksionojnë në një vend prej disa vitesh. Në pritje të realizimit të këtij projekti, aktiviteti kulturor dhe artistik zhvillohet në ambiente provizore dhe në kushte jashtë standardeve, ndërkaq Biblioteka që mban emrin “Koço Racin” mbetet e tepër e vogël, me pak libra dhe me kushte të këqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button