OBSh-ja ka regjistruar 65 raste me Kovid-19 në selinë e saj në Gjenevë

Organizata Botërore e Shëndetësisë dje njoftoi se që nga fillimi i pandemisë me Kovid-19 në mesin e të punësuarve të saj në selinë e organizatës në Gjenevë janë konfirmuar 65 raste me korona virus, transmeton Portalb.mk.

Zbulimi vjen në mes të një rritje të madhe të rasteve në Evropë, Zvicër dhe qytetin e Gjenevës në veçanti. Rreth gjysma e të infektuarve ishin persona që kishin punuar nga shtëpia, ndërsa 32 ishin një staf që kishin punuar në ambientet e ndërtesës së selisë, ku zakonisht punojnë më shumë se 2,000 njerëz, duke treguar që higjiena e rreptë e agjencisë shëndetësore, shqyrtimi dhe masa të tjera parandaluese nuk ishin të mjaftueshme për ta kursyer atë nga pandemia.

“Kishim disa raste javën e kaluar të cilat kishin lidhje mes vete. Të gjithë janë mirë, kanë simptoma të lehta ose janë pa simptoma”, theksoi përfaqësuesja e OBSh-së, Maria Van Kerkove.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus dje u kthye në punë pas karantinës, në të cilën gjendej për shkak të kontaktit me person që ishte pozitiv me korona virus.

Sipas Associted Press, në mesin e të prekurve nga virusi janë edhe pesë persona që punonin në ambiente dhe ishin në kontakt me njëri-tjetrin, tregon një e-mail i brendshëm i shfaqur nga kjo media.

Agjencia shëndetësore e OKB-së tha se po heton se si dhe ku u infektuan pesë personat, dhe se nuk ka përcaktuar nëse transmetimi ndodhi në zyrat e saj.

Konfirmimi i OBSH-së të hënën për shifrat në postën elektronike të marrë nga Associated Press ishte hera e parë që organizata më e madhe shëndetësore botërore siguroi publikisht një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button