Ndërroi jetë ish-deputeti dhe kryetari i Partisë Socialiste Lubisav Ivanov-Xingo

Lubisav Ivanov-Xingo, ish deputet, kryetari i Partisë Socialiste të Maqedonisë dhe kryetari i parë i Federatës së Futbollit të Maqedonisë pas pavarësisë së vendit (1993-1999), ka vdekur në moshën 84 vjeç, njoftoi FFM, transmeton Portalb.mk.

Ai ishte presidenti nderi i FFM-së, ndërsa kryerai aktual Federatës së Futbollit Muamed Sejdini, duke njoftuar lajmin për vdekjen e tij, tha se Ivanov ishte “një nga punëtorët më të mirë dhe më të rëndësishëm të futbollit në histori”.

Ivanov ishte lider i Partisë Socialiste të Maqedonisë që nga viti 1996 dhe partner i partisë VMRO-DPMNE, kur kjo parti ishte në pushtet, brenda koalicionit qeveritar të përbërë nga më shumë parti. Ai ishte pronar i kompanisë Sileks, në kuadër të së cilës punonin  më shumë miniera, fabrika dhe firma të ndryshme nga më shumë fusha. “Sitel”, ishte pjesë e këtij konglomerati. TV Sitel për shumë vite me radhë ishte në hijen e Ljubisav Ivanovit – Xingo, një nga deputetët me përvojë më të gjatë parlamentare në historinë e re të Maqedonisë. Në vitin 2012, kur më në fund filloi të funksionojë Ligji për veprimtarinë radiodifuzive, ai dha dorëheqje nga funksioni i deputetit për shkak se nuk pajtohej me nenin 11 të këtij ligji, i cili nuk i lejonte funksionarët publikë apo anëtarët e familjeve të tyre të zotërojnë edhe media.

Partia e tij tre vite më parë kundërshtonte ashpër ndryshimin e Kushtetutës. Lidhur me Platformën e partive të shqiptarëve në Maqedoni me kërkesë dhe kushte për negociata për formim të qeverisë së re, kjo parti konsideronte se kjo platormë ishte projekt drejtpërdrejtë i orientuar për rrezikim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas kësaj po kjo parti, publikoi nismë për përpunimin e Platformës gjithëpërfshirëse maqedonase për mbrojtjen e interesave nacionale dhe shtetërore vitale. Partia iu bënte thirrje të gjitha subjekteve politike në Maqedoni të kyçen në përgatitjen e platformës së tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button