Apeli ia zvogëloi dënimin me burg Gjoko Popovskit nga 9 në 5 vjet për blerjen e 300 automjeteve të policisë

Gjykata e Apelit e Shkupit ia uli dënimin me burg, nga 9 në 5 vjet, ish-ndihmës ministri i brendshëm të Gjoko Popovski nga Ministria e Brendshme për blerjen e paligjshme të 300 automjeteve për policinë derisa ministre ishte Gordana Jankuloska, ka mësuar SDK.MK, transmeton Portalb.mk.

Dënimi i Popovskit u zvogëlua pothuajse dy herë nga dënimi që ia shqiptoi gjyqtarja Dobrilla Kacarska. Atij iu shqiptua dënimi më i vogël nga ato që parashihen për abuzim të pozitës zyrtare dhe autoritetit përmes blerjes së paligjshme publike me çka e ka dëmtuar buxhetin për 454.000 euro. Popovski mori ulje të madhe të dënimit të tij me burg në Gjykatën themelore penale në Shkup, pavarësisht se ishte dënuar me 4,5 vjet burg për blerjen e paligjshme të një Mercedesi luksoz për Nikolla Gruevski me para nga policia.

Me këtë vendim të Gjykatës së Apelit, aktgjykimi në çështjen “Treqind” bëhet i plotfuqishëm, kështu Popovski në vend të 4,5 plus 9, do të qëndrojë në Idrizovë 4,5 plus 5 vjet, gjithsej 9,5 vjet burg.

Ky është vendimi i dytë i Gjykatës së Apelit të Shkupit në këtë rast. Ai tashmë ishte kthyer për rigjykim një herë

Kacarska e dënoi atë edhe herën e parë me nëntë vjet burg. Gjykata e Apelit thotë se për herë të dytë mospërputhjet u hoqën gjatë gjykimit, ndërsa për uljen drastike të dënimit të shkallës së parë të burgut, ata iu referuan përmbajtjes së vendimit që do të bëhet publike në ditët në vijim.

Popovski u dënua për blerjen e 300 automjeteve për MPB në periudhën 2008 – 2012, kundër dispozitave të Ligjit për prokurime publike. Sipas vendimit, i cili tani është rrëzuar, ai dëmtoi buxhetin e Ministrisë së Brendshme për 453.570 euro.

Popovski duhet t’i kthejë këto para në Ministrinë e Brendshme, deri në një qindarkë.

Në këtë rast, gjyqtarja Kacarska ka 3 aktgjykime përfundimtare nga akuzat e ngritura nga ish PSP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button