Apple paditet në Evropë për praktikat e gjurmimit të përdoruesve

Ditën e Hënë Apple gjeti vetveten shënjestër të dy padive nga aktivisti Austriak i privatësisë Max Schrems i cili me sukses ka luftuar edhe rrjetin social Facebook dy herë, shkruan Pcworld.al.

Organizata jofitimprurëse e Schrems në Vjenë paditi Apple në Gjermani dhe Spanjë me arsyetimin se kompania përdor një kod gjurmimi në iPhone quajtur IDFA i cili thyen ligjet Evropiane.

IDFA, ose siç njihet ndryshe si Identifier for Advertisers, është një ID unike pajisjeje që përdoret nga reklamuesit për të dërguar reklama tek përdoruesit dhe të përllogarisin efektivitetin e tyre.

Organizata Noyb thotë se mjeti është krijuar dhe vendosur në pajisjet e Apple pa lejen e përdoruesve. Apple hodhi poshtë akuzat duke thënë se praktikat e kompanisë janë në përputhje me ligjin Evropiane dhe se versioni i fundi i softuerit iOS 14 ju jep përdoruesve kontroll edhe më të lartë ndaj gjurmimit të reklamuesve.

Aktualisht Apple lejon përdoruesit të bllokojnë reklamimin e personalizuar në telefonët e tyre e madje ju ka kërkuar zhvilluesve të aplikacioneve për iOS të pyesin përdoruesit nëse janë dakord me gjurmimin.

Megjithatë hyrja në fuqi e këtij vendimi do të ndodhë në fillim të 2021 pas paralajmërimeve se do të kishte efekte negativ në Facebook dhe reklamuesit nga platformat mobile.

Gjithsesi Schrems dhe organizata e tij mendojnë se ky ndryshim nuk do të bëjë ndonjë diferencë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button