RMV, Koalicioni opozitar i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja me vërejtje dhe kërkesa në lidhje me eurointegrimet

Koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë” udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja vlerësojnë se procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut, veçohet me jotransparencë dhe paaftësi të Qeverisë për realizimin e këtij interesi nacional, transmeton Portalb.mk.

“Kolaicioni Për ripërtëritje të Maqedonisë e paralajmëron qeverisjen aktuale të mos bëjë tregti me interesa nacionale, të mos i prish themelet në bazë të së cilës është ndërtuar shteti modern maqedonas”, deklarojnë nga partia opozitare, duke kërkuar edhe transparencë dhe gjithëpërfshirje, deri në konsensus nacional për këtë çështje.

VMRO-DPMNE-ja theksoi se integrimi i vendit është interes strategjik i maqedonasve, shqiptarëve, turqve, romëve, vllehve, serbëve, boshnjakëve dhe të tjerëve.

“Mendoj edhe zotëri Sela dhe zotëri Gashi, por edhe liderët politik tjerë që mendojnë për të mirën e Maqedonisë, do të ulemi së bashku dhe do të diskutojmë. Pa dallim, edhe ata që janë në qeverisje me Zoran Zaevin do të tentoj t’i thirri në kuadër të një takimi në klubin e deputetëve dhe të provojmë të bisedojmë për të ardhmen e Maqedonisë”, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Pas mbledhjes, koalicioni i rekomandoi pesë pika Qeverisë në lidhje me negociatat me Bullgarinë, kryesisht të lidhura me identitetin kombëtar të popullit maqedonas, historinë dhe pakicat maqedonase në Bullgari.

Raportohet se gjithë partitë e koalicionit e mbështesin VMRO-DPMNE-në në përpjekjen për mbrojtjen e identitetit të popullit maqedonas, si një trashëgimtare e organizatës historike VMRO.

“Koalicioni i bëri thirrje Republikës së Bullgarisë që mos të bllokojë ardhmërinë evropiane të Maqedonisë, përkundrazi ta mbështesë të njëjtën, ashtu edhe do të tregojë miqësinë e vërtetë ndërmjet qytetarëve të të dy vendeve”, kërkojnë nga partia opozitare. Ata kërkojnë edhe nga ndërkombëtarët të angazhohen në hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e RMV-së në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button