fbpx

Në Kizhevak të Serbisë gjenden mbetje mortore

Në Kizhevak afër Rashkës në Serbi janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës. Lajmin për REL e konfirmoi Arsim Gërxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës.

“Mund të konfirmoj se janë eshtra të shqiptarëve të Kosovës, në Kizhevak të Serbisë”, tha Gërxhaliu.

Në këtë lokacion kanë filluar gërmimet qe pesë vjet, kurse tashmë kanë hasur në mbetje kockore.

“Në tri javët e fundit, kemi qenë çdo javë nga një ekip i Mjekësisë Ligjore dhe i kemi parë. Sapo ka arritur ekipi i tretë me radhë, ka hasur në mbetje kockore”, tha Gërxhaliu.

“Tash ndryshon procedura e punës sepse tash kalon lënda nga prokurori te gjykatësi në Serbi dhe merren vendimet se si do t’i qasemi dhe ndërpritet puna me makineri të rëndë, kalohet në vegla dora”, shtoi ai.

Gjetja e mbetjeve mortore në afërsi të Rashkës po ashtu u konfirmua për Radion Evropa e Lirë edhe nga ana serbe. Kryetar i Komisionit për Personat e Zhdukur të Qeverisë së Serbisë, Velko Odalloviq, konfirmoi se mbetjet mortore janë zbuluar më 16 nëntor.

“Është e vërtetë. Rreth dhjetë ditë më parë, ne vazhduam kërkimet në vendin Kizhevak, afër Rashkës. Sot, në atë vend u gjetën mbetje”, tha Odalloviq.

“Lokacioni është i njohur që nga viti 2015 dhe në disa raste në vitet e mëparshme, janë bërë kërkime në këtë vend”, shtoi ai, duke shpjeguar se zyra e prokurorit kompetent dhe gjykatësi do të përcaktojnë dinamikën e të gjitha aktiviteteve dhe do të urdhërojnë masat që duhet të ndiqen në atë lokacion.

Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-‘99.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close