RMV, Afër 80% e shtëpive jane kyçur në internet, derisa 40% e tyre kanë kryer blerje online, kryesisht për sport

Në Maqedoninë e Veriut në tre muajt e parë të këtij vitit kanë pasur qasje në internet gjithsej 79.9% e shtëpive, derisa në vitin e kaluar kanë pasur qasje 81.8% e shtëpive, transmeton Portalb.mk

“Në tremujorin e parë të vitit 2020, 79.9% e amvisërive kanë pasur qasje në internet nga shtëpia. Pjesëmarrja e amvisërive sipas llojit të vendbanimeve me zonë të zgjeruar të internetit në numrin e përgjithshëm të amvisërive gjatë vitit 2020, është 87.8%”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave.

Raportohet se 81.4% e qytetarëve të moshës nga 15-të vjet deri 74 vjet kanë përdorur internet, derisa 70.9% e kësaj grupmoshe thuajse çdo ditë kanë përdorur internetin. Grupmosha prej 15 deri 24 vjet që përdorin internet, 97.3% e tyre kryer blerje online.

“Nga numri i përdoruesve të internetit, gjatë 12 muajve të kaluara, 40.1% kanë porositur/blerë mallra ose shërbime nëpërmjet internetit, ndërsa shumica prej tyre, ose 36.4%, kanë blerë veshje ose pajisje sportive”, raportojnë nga Enti.

Sipas të rinjve të anketuar nga Portalb, rrjetet sociale kanë krijuar varësi të madhe në jetën e tyre pasi një pjesë të madhe të kohës e kalojnë aty. Nga njëra anë sipas tyre ato ndikojnë në mënyrë negative duke shkaktuar probleme si mungesë të aktivitetit fizik, çrregullime të gjumit madje dhe depresion, ndërsa nga ana tjetër në mënyrë pozitive duke ju ofruar relaks dhe zbavitje.

Ndryshe, në fund të muajit tetor në Shkup, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, kanë nënshkruar Memorandum mirëkuptimi për sigurinë e teknologjisë 5G, së bashku me Keit Kraç, nënsekretarin amerikan për çështje ekonomike, energjetikë dhe mjedisin jetësor në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button