fbpx

Dimitrov-Bomgarter: Nëse BE është bashkësi vlerash, atëherë të gjithë duhet të angazhohen që ato vlera të respektohen

“Nëse BE është bashkësi vlerash, atëherë të gjithë duhet të angazhohen që ato vlera të respektohen. Kemi mundësi historike, viti që është i përmbushur me shumë sfida ta rrumbullakojmë me sukses të përbashkët”, kjo u tha sot në takimin e zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov me ambasadorin francez, Siril Bomgarter, transmeton Portalb.mk.

Dimitrov theksoi se dy vitet e kaluara Maqedonia e Veriut fuqishëm demonstroi përkushtimin e vetë drejt realizimit të qëllimit strategjik për anëtarësim në Union, duke ndërmarr hapa të guximshme për tejkalimin e çështjeve bilaterale me fqinjët dhe zbatimin e reformave thelbësore në vend, para se gjithash në sferën e sundimit të ligjit dhe sqaroi se fillimi i negociatave është hap logjik për çka duhet të sigurohet fokus më i madh dhe vazhdimësi të reformave.

“Jemi të bindur fuqishëm në mbështetjen e Francës, nëse kemi parasysh se metodologjia e re, e miratuar me iniciativën e Parisit, paralajmëron të gjithë të përmbahen nga keqpërdorimi i çështjeve të pazgjidhura në procesin e aderimit. Nëse BE është bashkësi vlerash, atëherë të gjithë duhet të angazhohen që ato vlera të respektohen. Kemi mundësi historike, viti që është i përmbushur me shumë sfida ta rrumbullakojmë me sukses të përbashkët”, theksoi Dimitrov.

Në takim u potencua se Qeveria do të vazhdojë ti zbatojë reformat sepse, siç theksoi Dimitrov, pavarësisht nga sfidat, nuk do të heqin dorë nga qëllimi i evropianizimit thelbësor të shoqërisë dhe përmirësimin e kushteve jetësore të qytetarëve dhe se do të vazhdojë të kërkojë respektimin e të drejtës së vetë të vetëvendosjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button