Gjykatat nuk kanë kushte për punë të drejtpërdrejtë në gjykatë, e lëre më për online

Masat populiste dhe fasadë, të tilla si online gjykimet, vetëm do të dëmtojnë të drejtat e qytetarëve dhe të të akuzuarve, si dhe do të dëmtojnë vetë procedurat.

Janaki Mitrovski

Në kushtet të paaftësisë së shtetit të përballet me fluksin e të infektuarve, dhe në kushtet e sistemit shëndetësor para kolapsit, gjithnjë e më të zëshme janë paralajmërimet e Ministrisë së Drejtësisë për vendosjen e online gjykimeve në të gjithë vendin. Për atë qëllim, javën e kaluar ministri zhvilloi takime me Kryetarin e Odës së Avokatëve dhe Kryetarin e Shoqatës së Gjyqtarëve, të cilët, siç pritej, e informuan atë se gjykatat e Maqedonisë aspak nuk janë të përgatitura teknikisht për të kryer eksperiment të tillë, i cili është inaudita në praktikën gjyqësore vendase.

Për dallim nga profesorë të caktuar të cilët ligjërojnë materien Kushtetuese, nuk jam nga ata që mendojnë se drejtësia duhet të heshtë në kohë pandemie. Përkundrazi, drejtësia duhet të jetë më e zëshme në kohë pandemie kur mundësitë për instalimin e regjimeve autoritare janë më të mëdha, por edhe kur ide të pakuptimta (dhe të paligjshme) si online gjykimet, hyjnë përmes kapixhikut.

Gjykata në Kavadarc tashmë ka eksperimentuar me online gjykime

Një online gjykim tashmë është zhvilluar në Gjykatën Themelore Kavadarc, megjithëse nuk ka asnjë mundësi ligjore për online gjykim në Kodin e procedurës penale. Se si u arsyetua ai vendim dhe fakti konkret nuk e di, por ajo që di me siguri është se ai vendim nuk do të kalonte kurrë në gjykatat më të larta, mos flasim për Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Por praktika jonë ka provuar shumë herë se është më e fortë se burimet e së drejtës.

Supozoj se për nevojën për të vendosur gjykim online do të pasohej nga ndryshime ligjore që do të ofronte bazë për mbajtjen e online gjykimeve. Vendosja e online gjykimeve është problematike nga më shumë aspekte: civil juridik, penal juridik dhe teknologjik. Madje edhe gjykatat e Shkupit, si gjykatat më të mëdha dhe më të pajisura, nuk janë të gatshme për një eksperiment të tillë, ndërsa për gjykatat në brendësi as që bëhet fjalë. Mbi të gjitha, kjo nuk është përpjekja e parë për pajisjen teknologjike të gjykatave. Ligji i ri për procedurë kontestimore, i cili nuk është aq i ri dhe ka qenë në fuqi që nga shtatori i vitit 2011, parashikon regjistrimin audio të seancave gjyqësore në gjykatat civile përmes nenit të ri (119-a).

Por kjo ide, megjithëse e mirë, nuk erdhi në jetë pikërisht për shkak të mungesës së pajisjeve ose pajimit të gjykatave, kështu që nëse insistoni për audio regjistrim të seancës gjyqësore, duhet të shtyhet për të siguruar kushte që e njëjta të regjistrohet herën tjetër. Ky është vetëm një aluzion i vogël i asaj që do të ndodhte nëse propozimi për të mbajtur online gjykimeve, kalon. Një pjesë e gjykatave, si ajo e Kumanovës nuk kishin letër një kohë të gjatë. Po, letër, kështu që palët vetë sillnin nëse donin të marrin procesverbal, diçka që është e drejtë dhe detyrim ligjor, ndërkaq ne po flasim për pajisje teknologjike që janë ende të paimagjinueshme për ne.

Si do të përballen dëshmitarët, online?

Këto janë problemet teknike për të cilat janë në dijeni Shoqata e Gjyqtarëve, Oda e Avokatëve dhe Ministria e Drejtësisë. Por, dispozitat aktuale ligjore nga aspekti i së drejtës civile dhe penale janë më problematike, sipas të cilave është pengesë të kryhet një eksperiment i tillë në praktikë. Gjegjësisht, Ligji për procedurë kontestimore nënkupton institutin e “ballafaqimit të dëshmitarëve” nëse deklaratat e tyre ndryshojnë thelbësisht. Si do të përballeshin dëshmitarët nëse gjykimi do të zhvillohej online?

Sudovite nemaat uslovi za rabota vo zivo a kamoli onlajnBurimi: akademik.mk

Marrja në pyetje e dëshmitarëve online, është gjithashtu problematike për shkak të mundësive të shumta për manipulim. Askush prej nesh, as pala dhe as gjykata nuk kanë mundësi të kontrollojnë nëse dëshmitari po lexon, nëse i pëshpëritet çfarë të thotë, nëse po fsheh diçka, probleme që sjell vetë natyra e gjykimit online. Një problem shtesë do të ishte mundësia e shmangies së gjykatës për shkak të problemeve të mundshme teknike – thjesht nuk kam internet dhe nuk mund të marr pjesë, dhe askush nuk mund ta konfirmojë ose mohojë atë në mënyrë të përshtatshme.

Sfidat penale juridike janë edhe më serioze për shkak të natyrës së vetë procedurës. Një nga të drejtat më themelore të një të pandehuri në procedurën sipas nenit 70 është të konsultohet membrojtësin e vet gjarë vetë gjykimit. Se si do të sigurohet kjo e drejtë në një procedurë online, nuk kemi dëgjuar.

Të dy procedurat përfshijnë kontradiktë dhe procedurë të menjëhershme, diçka që është e pamundur të sigurohet në online kushte. Ndërkaq procedura e menjëhershme dhe kontradikta nuk janë shpiku më kotë, por përfshihen ligjërisht për të siguruar gjykim të drejtë, procedurë në të cilën të dy palët mund të paraqesin lirisht argumentet e tyre, të kundërshtojnë ato të palës kundërshtare, pas çka gjykata do të marrë vendim bazuar në provat e lejuara dhe të paraqitura.

Problemi tjetër që lind në procedurat penale janë çështjet e paraburgimit, meqenëse ideja është ende në fillimet e saj, nuk e dimë se si do të gjykohen këto lëndë – a do të gjykohet i arrestuari online nga burgu, a do të ketë të drejtë mbrojtësi të jetë pranë tij? Paraburgimi shtëpiak gjithashtu sjell sfidat e veta dhe çështje të hapura, a do të më lejohet unë si mbrojtës të jem në shtëpinë e personit nëm paraburgim, apo duhet të “gjykoj” në zyrë apo në shtëpi?

Online gjykimi që u mbajt në Kavadarc për veprën penale grabitje, i referohej zyrtarisht nenit gjashtë të Konventës për të Drejtat e Njeriut – e drejta për gjykim të drejtë, si dhe neni pesë i Ligjit për procedurë penale – përkatësisht e drejta për gjykim të drejtë dhe publik para një gjykate të pavarur dhe të paanshme në procedurë kontradiktore të mund të kundërshtojë akuzat kundër tij dhe për të propozuar dhe paraqitur prova në mbrojtjen e tij.

Shpjegime të tilla janë të sheshta dhe abstrakte – të gjithë e dinë që një gjykim i drejtë duhet të jetë brenda kornizës ligjore, dhe jo gjykata të interpretojë në mënyrë arbitrare dispozitat e Ligjit dhe Konventës, të cilat askund nuk përmendin online gjykimet. Bëhet fjalë për pafuqinë e vetë shtetit dhe shtyllës së tij të tretë për t’u ballafaquar me fluksin e infektimeve të reja, përmes kufizimeve dhe eksperimenteve të paligjshme të tilla si online gjykimet, pa siguruar minimum kushte për punë në rrethana të jashtëzakonshme.

Sudovite nemaat uslovi za rabota vo zivo a kamoli onlajn 2

Pajisja teknike është problemi më i vogël

Për plot tetë muaj, përveç Gjykatës Themelore në Kavadarc, asnjë gjykatë në Maqedoni, as gjykatat e Shkupit si më të mëdha, nuk siguruan as paravanë për të mbrojtur gjyqtarët, daktilografët dhe palët, për të mos përmendur masa të tjera më të komplikuara siç është dezinfektimi i përditshëm. Online gjykimet janë masë populiste, grim e cila të vetmen që do të arrijë është dëmtimin e të drejtave të qytetarëve dhe të të pandehurve, si dhe dëmtimin e vetë procedurave.

Natyrshëm lind pyetja si më tutje? Përgjigja tashmë është dhënë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, e cila është në krye të zbatimit të një protokolli të rreptë. Fillimisht me matjen e detyrueshme të temperaturës së trupit në hyrje, dezinfektimin e detyrueshëm, ajrosjen e detyrueshme dhe të shpeshtë të sallave të gjyqit, as sa është e mundur për shkak të konstruksion të dobët arkitektonik të ndërtesës, me vërejtjen e vetme, mungesën e paravanëve. Dhe për këtë meritor është Kryetari Ivan Xholev por gjithashtu edhe të gjithë gjykatësit dhe punonjësit e njësisë së Shkupit të cilët punojnë pa ndërprerje në kohë pandemie.

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button