Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkurs për bursa studentore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkurs për dhënien e bursave për studentët e rregullt që studiojnë në universitete publike dhe private në vend. Një risi në aplikimin për bursat e studentëve këtë vit është se studentët mund të aplikojnë në mënyrë elektronike për herë të parë, njofton Portalb.mk.

Në konkurs thuhet se ata studentë që nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, duhet të plotësojnë  kërkesë në letër dhe të paraqesin dokumentacionin e plotë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, jo më vonë se 30 nëntori.

Edhe këtë vit, bursat do të ndahen në katër grupe: studentë të rregullt nga kategoritë sociale (në vlerë prej 3,300 denarë në muaj), studentë që kanë arritur sukses veçanërisht të lartë (nga 4,400 në 6,050 denarë në muaj në varësi të programit), studentë të regjistruar në programet e studimit të shkencave matematikor-natyrore, tekniko-teknologjike, bioteknike dhe mjekësore (nga 3,300 në 18,000 denarë në muaj në varësi të programit) dhe studentët e regjistruar në vitin e parë në programet për arsimin dhe kuadrin e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm (6,050 denarë në muaj).

Të drejtë aplikimi për bursë kanë të gjithë studentët e regjistruar në studime deridiplomike që studiojnë në universitete publike dhe private dhe institucione të arsimit të lartë të cilët plotësojnë kërkesat shtesë të listuara për secilin prej grupeve.

Mënyra e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme për të aplikuar për bursë në secilin prej grupeve janë shpjeguar në detaje në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ministria gjithashtu shpalli konkurs për dhënien e bursave për studentët e rregullt rom me kohë të plotë.

Ndryshe, Ministria e arsimit dhe shkencës në Maqedoninë e Veriut ka pranuar aplikime deri më 9 nëntor  për bursa të nxënësve për vitin shkollor 2020/2021

Konkursi për studentët do të jetë i hapur deri më 30 nëntor, kurse lista e studentëve të cilëve u është ndarë bursë do të publikohet më 21 dhjetor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button