Bekteshi: Agjencitë turistike, restorantet dhe këndet e lojrave mund të aplikojnë për grante deri më 27 nëntor

Në kuadër të pakos së katërt të masave ekonomike për trajtimin e krizës së koronavirusit, do të ndahen grante për agjencitë turistike, restorantet e dasmave dhe këndet e lojërave. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, prezantoi sot pesë masat për mbështetjen e sektorit të turizmit dhe hotelierisë, me vlerë 7.5 milion euro, njofton Portalb.mk.

Masat parashikojnë kthimin e taksës turistike për vitin 2019 në të gjitha objektet e kategorizuara të hotelierisë. Grantet do të jepen për agjencitë turistike, restorantet e dasmave dhe këndet e lojërave që kanë pësuar humbje pune për shkak të krizës së koronavirusit. Shuma e granteve do të varet nga të ardhurat e realizuara në vitin 2019 dhe numri i të punësuarve. Ciceronët e licencuar turistikë gjithashtu do të marrin grante në vlerë prej tre pagave mesatare, pra 65,000 denarë për secilin udhëzues turistik.

Sipas Bekteshit, për ndihmë mund të aplikohet deri më 27 nëntor përmes platformës  „Doma si e doma“, kurse paratë do të paguhen deri në fund të vitit.

Në platformë janë vendosur edhe thirrjet publike dhe programet.  Ministria e Ekonomisë do të përgjigjet në të gjitha pyetjet lidhur me masat përmes Sektorit për turizëm. Besueshmëria e të dhënave do të kontrollohet përmes institucioneve kompetente siç janë Ministria e Financave, DAP-i, Agjencia për punësim, si dhe Inspektorati shtetëror i tregut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button