Kryeministri i Britanisë Boris Johnson është vet-izoluar pas kontaktit me një person pozitiv me Kovid-19

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka hyrë në vetizolim pasi u takua me një deputet, i cili më vonë doli pozitiv për Kovid-19, njofton Portalb.mk.

Boris Johnson ka thënë se po ndihet “i shkëlqyeshëm” në ditën e tij të parë të punës  nga banesa e tij, duke qenë i vetë-izoluar në Downing Street, shkruan BBC.

Të enjten, Johnson kaloi rreth 35 minuta me deputetin Tory Lee Anderson, i cili humbi ndjenjën e shijes menjëherë të nesërmen, simptom ky i sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

“Sot u njoftova që duhet të izolohem pasi kam qenë në kontakt me dikë që doli pozitiv për COVID-19”, tha ai.

Në muajin prill, kryeministri Johnson kaloi tre net në kujdesin intensiv, pasi u infektua me koronavirus.

Ekspertët mendojnë se ri-infektimi me koronavirus ka të ngjarë të jetë i rrallë, raporton BBC.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button