fbpx

Prej sot teste të shpejta për koronën edhe në Gostivar, Kërçovë, Shtip, Prilep dhe Strumicë

Prej sot do të fillojë kryerja e testimeve të shpejta edhe në qytetet e Gostivarit, Kërçovës, Shtipit, Strumicës dhe Prilepit. Laborantët e institucioneve të këtyre qyteteve u trajnuan në Shkup javën e kaluar, kurse gjatë javës do të vazhdojë trajnimi i laborantëve nga qytetet tjera të shtetit, në mënyrë që testet e shpejta të jenë në dispozicion në të gjithë mjekët amë të territorit të Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk. 

Testi i shpejtë mund të caktohet vetëm nga mjeku amë edhe atë nëse pacienti përmbush algoritmin, gjegjësisht ka simptoma të virusit Kovid 19, jo më shumë se 5 ditë. Algoritmi për testimin e shpejtë është nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa mjeku amë, pasi të ketë marrë anamnezën e pacientit, vendos nëse do të testohet me test PCR apo test antigjen – të shpejtë.

Javën e kaluar në Shkup, në gjashtë pikat në poliklinikat në Çair, Çento, Gjorce Petrov, Bit Pazar, Mlin Ballkan dhe Jane Sandanski, u kryen 1138 teste, nga të cilat 398 ishin pozitiv.

Në fillim të këtij muaji, më saktësisht më datën 2 nëntor në vend arriti një donacion prej 13 000 testesh të shpejta për Kovid-19. Filipçe tha se rezultatet nga ky lloj i testit mund të merren për 15 minuta.

„13 000 teste të shpejta javën që vjen do të shpërndahen në të gjitha pikat ku do të realizohen testime. Janë teste të shpejta, rezultati i të cilëve është gati për 15 minuta, tha Filipçe.

Këto janë testet më të reja, teknologjia më e re, që zmadhon kapacitetin e laboratorëve shtetëror në të gjithë vendin.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close