SHBA, shkon në 251.285 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 251.285, prej të cilëve 1.254 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 164.959, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 11.235.666.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 6,89 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në pothuajse 167 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me rreth 1,08 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.976 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 8,83 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,84 milionë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button