RMV, Shoqata e Mjekësisë: Askush nuk na dëgjon, të gjithë na fajësojnë

Shoqata e mjekëve të Mjekësisë përgjithshëm dhe Familjare në një letër për mediat reagoi ndaj kërkesës së fajit dhe përgjegjësisë nga mjekët e familjarë për numrin e madh të hospitalizimeve dhe ndërlikimeve te pacientët në mes të krizës me koronën, shkruan Meta.mk.

Ata thonë se Komisioni për sëmundje infektive dhe Ministria e shëndetësisë nuk i kanë dëgjuar vërejtjet dhe propozimet e tyre për zgjidhjen e situatës. Veç kësaj, thonë ata, janë vënë në pozitë që vetëm të zbatojnë direktiva nga Komisioni, në të cilin nuk ka përfaqësues.

“Dëshirojmë t’u informojmë Ju, si dhe publikun e gjerë e posaçërisht pacientët tanë, se ne si Shoqatë e mjekëve të mjekësisë së përgjithshme dhe familjare që nga fillimi i pandemisë jemi konstruktivë në propozimin e zgjidhjeve për problemet me të cilat përballemi. Dëshmi e kësaj janë letrat drejtuar Komisionit për sëmundje infektive dhe Ministrit të shëndetësisë që janë publikuar në ueb-faqen tonë, për të cilat deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Fatkeqësisht, në Komisionin për sëmundje infektive nuk ka asnjë përfaqësues të mjekëve familjarë dhe me këtë ne jemi vënë në pozitë për të zbatuar me përgjegjësi vendimet dhe protokollet e miratuara nga anëtarët e këtij komisioni. Ky komisioni nuk ka pasqyrë për vëllimin dhe peshën e punës së mjekëve familjarë”, kanë porositur publikun Shoqata e mjekëve të mjekësisë së përgjithshme dhe familjare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button