RMV, Filipçe: Nuk do të angazhohen mjekët e pensionuar në luftën me Kovid-19

Problemi me mos pasjen e kuadrit të mjaftueshëm është në të gjitha spitalet në vend. Në spitalin e ri në Strumnicë, personeli mjekësor do të punoje me sistemin e rotacionit, kështu u përgjigj ministri Filipçe pasi drejtori i këtij institucioni kishte deklaruar se edhe në qoftë se hapet, nuk do të ketë kush të punoje, Filipçe shtoi se nuk është e nevojshme të angazhohen mjekët penzioner, shkruan 24.mk.

Ministri Filipçe sot morri pjesë në dorëzimin e donacionit të ambulancës nga firmat e familjes Zaev pasi kryetari i Strumnicës kishte reaguar se nuk kanë mjet për transportimin e pacientëve me Kovid-19.

Ndryshe, për këtë, reaguan nga VMRO-DPMNE sipas të cilëve donacioni i sotëm është i turpshëm për një kryetar qeverie si dhe për ish kryetarin e komunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button