KEMM, SHGM, SPGM dhe IMM: Dënojmë ofendimet kundrejt gazetarëve, MPB dhe PP të reagojnë menjëherë

Tre organizata të pavarura të mediave janë bë bashkë dhe dënojnë ashpër gjuhën e urrejtjes kundrejt gazetarëve si dhe të punësuarve në organizatën joqeveritare “Metamorfozis”. Të njëjtit bëjnë thirrje që Ministria për Punë të Brendshme (MPB) dhe Prokuroria Publike (PP) të reagoje sa më shpejtë, shkruan Portalb.mk.

“Sindikata e pavarur e gazetarëve, shoqata e gazetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Këshilli për etikë në medie, dënon ashpër gjuhën e urrejtjes për të cilin kemi qenë dëshmitarë ditëve të fundit kundër më shumë gazetarëve dhe një organizate joqeveritare dhe bën thirrje deri te institucionet kompetente, para së gjithash MPB dhe PP menjëherë të reagojnë, që ti vendoset fund sulmeve të tilla sepse në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në lirinë e të shprehurit dhe lirinë e mediave” kumtuan ata.

Ndërsa si raste specifike, në kumtesën e sindikatës dhe shoqatës së gazetarëve si dhe Këshillit për etikë përmenden disa emra gazetarësh si dhe të punësuarit e organizatës “Metamorfozis”.

Ditëve të fundit, gazetarët Boris Georgievski, Ljupço Popovski dhe Borjan Jovanovski kanë qenë cak i sulmeve, fyerjes, shpifjesh dhe gjuhës së urrejtës në rrjetet sociale për shkak të asaj që ata kanë mendim të tyrin më të ndryshëm në lidhje me fjalët përmbyllëse të komentatorit të ndeshjes së fundit të Maqedonisë në futboll, Toni Stojanovski. Theksojmë se shprehja e mendimit në mënyrë të argumentuar për jo profesionalizëm apo jo profesionalizëm në një procedurë të caktuar është shprehje e mendimit të lirë dhe nuk duhet të jetë lëndë për gjuhë të urrejtjes, ashtu si nuk duhet të jetë cak i sulmeve apo gjuhës së urrejtjes komentatori Stojanovski për fjalët e tija përmbyllëse.

Paraprakisht cak i gjuhës së urrejtjes ishte e gjithë redaksia e agjencisë Meta, si dhe të punësuarit në Fondacionin Metamorfozis, ndërsa i sulmuar ishte edhe kolegu Bobi Hristov, edhe atë për shkak të komenteve të papërshtatshme nga një kryetar partie dhe deputet” kumtojnë këto organizata.

Ata bëjnë thirrje edhe mediave online të mos transmetojnë apo publikojnë mesazhe propaganduese të cilat vetëm e përkeqësojnë situatën tashmë jo të mirë në raport me gazetarët e RMV-së.

“Mediat dhe gazetarët e lirë janë kusht për funksionimin e shoqërisë demokratike, ndërsa si parakusht për këtë është liria dhe mundësia që mediat profesionale të punojnë në atmosferë të lirisë pa kërcënime dhe ofendime.

Gazetarët punojnë për publikun dhe është e lejueshme që veprat e tyre të jenë subjekt i kritikave, mirëpo vetëm në qoftë se janë të argumentuara, me kulturë dhe që nuk nxisin gjuhë të urrejtjes, rrezik për sigurinë e tyre.

Gjithashtu bëjmë thirrje edhe mediave, sidomos mediave online, të mos publikojnë mesazhe propaganduese të cilat vetëm e përkeqësojnë atmosferën tashmë të keqe” shkruan në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button