Nuk do të ketë fillim të negociatave me RMV-në me 17 nëntor, tha eurodeputeti bullgar Kovaçev, por Zaev mbetet optimist

Me 17 nëntor dukshëm nuk do të merret vendimi për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut. Unë nuk do ta quaja si veto, por një prolongim, theksoi eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev. Sipas Zaev, ky veprim i Bullgarisë ka qenë i ditur për atë dhe për këtë, ai thotë se ka përgatitur veten dhe popullin e tij, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

“Prolongim të procesit, gjithçka varet prej Shkupit. Në qoftë se vendosin të ndryshojnë mendimin e tyre, të ndalojnë me falsifikimin e historisë dhe përdorimit të gjuhës së urrejtjes, atëherë ka zgjidhje tjetër. Megjithatë, është pak e besueshme se kjo do të ndodhë ditëve në vazhdim” tha Kovaçev.

Eurodeputeti, përcjell BGNES, nuk dëshiron të japë një afat se kur mund të ketë zgjidhje të mosmarrëveshjes, mirëpo nuk e përjashton që Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2021.

Ai theksoi se pozicioni bullgar është i njëjtë ndër vite, dhe nga nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë, Maqedonia ka pasur tre vite për të ndryshuar politikat e saja.

“Në marrëveshjen, është e shënuar se kemi të përbashkët, mirëpo jo histori të ndarë apo paralele, në këtë që inzistojnë maqedonasit. Ata nuk kanë çka të frikësohen dhe të ikin nga e vërteta. Pranimi i fakteve historike nuk do të ndryshoje identitetin e tyre” theksoi Kovaçev.

Ai shtoi se pranimi i gënjeshtrave dhe manipulimeve nuk është vlerë evropiane.

“Ata nuk mund të na thonë neve se ka dy të vërteta. Këtu nuk bëhet fjalë për histori antike për të cilën mund të ketë perceptime të ndryshme, mirëpo për historinë për të cilën ka mjaftueshëm burime dhe dokumente” shtoi eurodeputeti.

Ai tha se Bullgaria i ka ndihmuar shumë Maqedonisë së Veriut të bëhet pjesë e NATO, si dhe pa ndihmën e tyre nuk do të ndodhte as marrëveshja e Prespës, siç shton Kovaçev, këtë e ka pranuar edhe vetë kryeministri Zaev.

“Ne duam të ju ndihmojmë fqinjëve tanë të Maqedonisë së Veriut, të bëhet pjesë e BE-së. Ne do ti ndihmojmë Maqedonisë së Veriut pa marrë parasysh se kush është atje në Qeveri. Është e rëndësishme që ai të ndërmarrë hapa të rëndësishëm. Nuk e pranoj politikën e kryeministri paraprak Nikola Gruevski i cili filloi procesin e aktivizimit dhe ndërtoi përmendore të heronjve bullgar, dhe i prezantoi si luftëtar kundër Bullgarisë. Nuk mundemi këtë ta pranojmë. Zaev realisht ndërmori hapa të vërtetë, të cilat Gruevski nuk mundi ti bëje. E nënshkroi marrëveshjen me Bullgarinë dhe Greqinë, dhe tash i duhet pak guxim të përfundoje marrëveshjen me Bullgarinë” tha Kovaçev.

Procesi i Berlinit

Ndërkaq sipas Zaev, veto-ja eventuale nga Republika e Bullgarisë është tashmë diçka thuajse e sigurt, ai shtoi se për këtë e ka përgatitur veten dhe popullin e RMV-së duke i paralajmëruar ata.

“Unë jam i përgatitur dhe e përgatita popullin tim për bllokadë eventuale, për veto eventuale nga Bulgaria dhe kjo është thuajse e sigurt. Nëse thoni me përqindje, më shumë përqind është e sigurt. Unë shpresova që Bullgaria do të sillet më ndryshe, në qoftë se nuk janë të kënaqur me diçka, kanë 130 rrugë në 140 kapituj të vendosin veto gjatë procesit së negocimit” theksoi kryeministri Zaev sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button