Agjencia kreditore “Fitch” parasheh rënie ekonomike të Maqedonisë së Veriut për 5% këtë vit

14 nëntor 2020, Shkup – Agjencia kreditore “Fitch” konfirmoi rejtingun e vendit në “BB +” me një pikëpamje negative. Konfirmimi i rejtingut i detyrohet nga njëra anë zbatimit të politikave të qeverisjes së mirë, zhvillimit të kapitalit njerëzor, treguesve të favorshëm të klimës së biznesit, koherencës së politikës makroekonomike dhe fiskale, si dhe procesit të integrimit evropian. Nga ana tjetër janë efektet negative të krizës Covid në ekonomi, njofton Portalb.mk.


Agjencia kreditore parashikon një rënie të ekonomisë së Maqedonisë në vitin 2020 për 5% dhe rimëkëmbjen e ekonomisë në 2021 dhe 2022 me rritje përkatësisht prej 3.9% dhe 4.5%. Pritjet janë që në periudhën e ardhshme investimet të rriten dhe konsumi privat do të forcohet. Nga “Fitch” deklarohen se kursi i rimëkëmbjes do të varet nga rrjedha e krizës shëndetësore, më saktësisht nëse do të ketë masa të reja në vend që do të ndikojnë në mbylljen e kapaciteteve, por gjithashtu cila do të jetë kërkesa e jashtme duke pasur parasysh modelin ekonomik të ekonomisë së Maqedonisë bazuar të eksporteve nga investimet e huaja direkte në vend.

Pritshmëritë e Agjencionit kreditor për deficitin buxhetor për vitin 2020 të jetë 8.3% nga brutoprodhimi vendor, i cili është pak më i ulët se parashikimi i qeverisë prej 8.5% të BPK-së. Ata theksojnë se deficiti fiskal i thelluar është për shkak të Pakos të katërt shtesë të masave anti-krizë, të cilat ofrojnë mbështetje fiskale për punëdhënësit për pagesën e pagave në tremujorin e katërt të vitit 2020, transferimet sociale dhe lehtësimet e caktuara tatimore. Agjencia kreditore parashikon që deficiti buxhetor do të ulet në 4.7% vitin e ardhshëm dhe se ai do të vazhdojë të ulet në planin afatmesëm. Borxhi shtetërorë pritet të arrijë 50.9% deri në fund të vitit, ndërsa stabilizimi i tij pritet në 2021 dhe 2022 në 53% të BPK-së.

Nga “Fitch” theksojnë se Propozim-buxheti për vitin 2021 përmban masa që përqendrohen në sektorët më të goditur, kryesisht përmes masave për punonjësit, për lehtësimet tatimore. Ata gjithashtu tregojnë se për herë të parë prezantohet buxheti shumëvjeçarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button