fbpx

Kontesti me Bullgarinë, Mickoski kërcënoi me protesta

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, paralajmëroi se Qeverisë do ti ndodhë “populli” nëse arrihet një zgjidhje me Bullgarinë, që do ta vetëzhdukë vendin, shkruan Alsat.mk.

Ai thotë se nëse Qeveria arrin një zgjidhje që do të mbrojë gjuhën maqedonase, nuk do të heqë dorë nga pakica maqedonase, do të mbrojë historinë, dhe pushtuesit nuk do të jenë administratorë, atëherë ai do të jetë i pari që do ti përgëzojë ata për interesat e mbrojtura kombëtare.

“Unë tërheq vërejtjen nëse Qeveria përpiqet të negociojë një zgjidhje, që do të mohojë identitetin tonë, historinë, antropologjinë e gjuhës sonë maqedonase dhe unike, në të cilën ajo do ti poshtërojë viktimat e aktivistëve maqedonas, që luftuan për një shtet modern të pavarur maqedonas, nëse negocion për një zgjidhje me të cilën do të heqim dorë nga pakica maqedonase te fqinji jonë lindor, nëse në të njëjtën kohë negocion për një zgjidhje që do të thotë se pushtuesi ishte një administrator, atëherë unë premtoj se atyre do t’u ndodhë populli, të njëjtën ditë në të gjithë Maqedoninë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close