Shëndeti mbi të gjitha

Si njerëz historikisht jemi përballuar me sfida shëndetësore, sëmundje të lehta por në situata të ndryshme edhe sëmundje të rënda. Ky është fati dhe caktimi që e përcjell qenien njerëzore në etapa dhe faza të ndryshme të zhvillimit. Secili nga ne është dëshmitar se nga 11 mars 2020 ka ndryshuar qasja dhe aspektet jetësore. (Siç duket duke u bazuar në shumë indikator-tregues, qasje dhe njohuri, të njejtën situatë do ta kemi edhe vitin e ardhshëm – 2021). Të gjithë objektivat parësore duhet me qenë në rradhë të parë gjendja stabile shëndetësore e gjithësecilit nga ne.
Ky obligim më shumë se moral i takon çdo institucioni shtetëror, privat, institucioneve arsimore, institucioneve fetare, shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme, por mbi të gjitha (mos neglizhojmë) ky obligim i takon çdo njeriu dhe çdo familje kudo që jeton apo vepron.

Ngritja e vetëdijes kolektive, në pikë fillestare fuqizimi i vetëdijes individuale në raport me sëmundjen covid 19 dhe pasojat që janë prezente sikur në çdo cep të globit poashtu edhe në vendin tonë, fshatin, rrethin, të afërmit, familjen dhe shtëpinë ku jetojmë është detyrim i shenjtë!

Përgjegjësia individuale për çdo emër dhe mbiemër në këtë gjendje të rënduar është parësore. Për çdo gjë do të kemi kohë dhe mundësi t’i bëjmë gjërat më mirë, të shtojmë aktivitetet e ndryshme, të përsosim punët tona, por shëndetin e humbur nuk mund ta kthejmë, njerëzit e humbur nuk kemi mundësi t’i gjejmë, të afërmit, shokët dhe miqtë që largohen përgjithmonë nuk do na kthehen më.
Prandaj secili nga ne, të mbetet i kujdesshëm deri sa të përballojmë plotësisht këtë sfidë të tmershme të mortajës e quajtur korona.
Dua ta përmbyll këtë shkrim me një këshillë pejgamberike nga Muhamedi (paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të), në të cilën thuhet:”Shfrytëzoj pesë (5) gjëra para se të arrijnë 5 gjëra të tjera.

1. Rinin para se të plakesh.
2.Shëndetin para se të sëmuresh.
3.Pasurin para se të varfërohesh.
4. Kohën e lirë para se të angazhohesh.
5.Jetën para se të vdesësh.
Zoti na ndihmoftë dhe na dhashtë rrugëzgjidhje nga kjo pandemi!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button