Gjendja e pacientëve të infektuar me Covid-19 mund të tregohet nga rritja e nivelit të CRP-së

Sipas rezultateve të studimit të ri, rritja e shpejtë e niveleve të proteinave reaktive C (CRP) gjatë 48 deri 72 orëve të para të shtrimit në spital për shkak të COVID-19 mund të tregojë përkeqësim të mëtejshëm të funksionit të frymëmarrjes dhe nevojën për intubim, ndërsa niveli më i qëndrueshëm i CRP shihet tek pacientët gjendja e të cilëve ka mbetur e njëjtë gjatë gjithë sëmundjes, shkruan Panacea.mk.

Mendohet se monitorimi i ndryshimeve të niveleve CRP në ditët e para, të dytë dhe të tretë të shtrimit në spital si pasojë e COVID-19, mund të ndihmojë në vlerësimin e gjendjes së pacientit.

Përndryshe, testet CRP integrojnë sinjale nga një sërë proteinash të ndryshme të përfshira në inflamacion, të quajtura citokina, dhe u ofrojnë mjekëve depërtim më të mirë të aktivitetit inflamator të një pacienti brenda disa orësh.
Konsiderohet gjithashtu se analiza e CRP mund të shërbejë si një shtesë praktike në protokollet standarde për vlerësimin e gjendjes së pacientëve me COVID-19.

Duhet të theksohet se studimi zbuloi gjithashtu se rritja e citokinës, e quajtur IL-6, gjatë 24-48 orëve të para ishte e ndërlidhur me nivelet e CRP dhe përparimin e sëmundjes.

Në të njëjtën kohë, është treguar se administrimi i hershëm i disa ilaçeve mund të ndihmojë në uljen e niveleve të CRP te pacientët e infektuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button