Jashari: Ka progres modest në përmbushjen e kritereve politike për pranimin në BE, por ende mungojnë reformat

Nëse duhet të jepet vlerësim i përgjithshëm ose një pasqyrë e përgjithshme të situatës së institucioneve demokratike, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, liria e shprehjes dhe mediave në RMV për periudhën që ishte objekt i hulumtimit tonë brenda këtij projekti, vlerësimi i përgjithshëm do të ishte që ne të jemi në plus modest krahasuar me periudhën e mëparshme, tha drejtori ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari në prezantimin e sotëm në konferencën “Ballkani Perëndimor dhe BE: Konsolidimi demokratik përmes përmbushjes së kritereve politike” të cilën e organizoi Qendra për tranzicionin demokratik – QTD së bashku me Parlamentin e Malit të Zi, nën kujdesin e Trusti Ballkanik për demokraci dhe ambasada e Norvegjisë në Beograd.

“Në parim, këtë progres modest e konsideroj si një lloj ngecje, pra amulli, veçanërisht sepse vendi ynë po përgatitet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Sidoqoftë, kjo mund të jetë për shkak të faktit se vendi ka bërë një hap të madh, veçanërisht pas ndryshimit të pushtetit autoritar në vend, i cili sundoi për disa vjet. Krahasuar me atë përparim dhe pritjet e mëdha, është bërë përparim i vogël,” tha Jashari në konferencë, duke folur rreth gjetjeve mbi përmbushjen e kritereve politike nga Maqedonia e Veriut,  për hyrje në BE, transmeton Portalb.mk.

Siç shpjegoi ai, për hir të së vërtetës, reformat kanë filluar në pothuajse të gjitha fushat, ndërsa shteti ka strategji dhe plane, përveç në media. Shteti ende nuk e ka miratuar strategjinë për media dhe zhvillimin e sektorit të medias, megjithëse janë bërë ndryshime thelbësore në ligj, tha Jashari. Ai gjithashtu shtoi se në fushën e medias, mbeten të pazbatuara reformat në sektorin e radiodifuzionit publik dhe komisionin rregullator për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, megjithëse kërkesat ligjore janë përmbushur qysh në fund të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019.

“Në disa zona kemi ngecje, në disa të tjera ndryshime të pakënaqshme. Ka progres në përmirësimin e legjislacionit, posaçërisht në gjyqësor, por e gjithë kjo është pa rezultate të dukshme që do të ndikonin në situatën e përgjithshme në vend”, tha Jashari, duke shtuar se nëse duhet të theksojë një fushë ku përparimi është më i dukshëm, sipas perceptimeve të publikut dhe pakënaqësisë si sektor i OJQ-ve, analizat tregojnë se më së shumti reforma janë bërë në gjyqësor.

” Janë miratuar pothuajse të gjitha ligjet relevante; Ligji i ri për Këshillin gjyqësor, Ligji për prokurorët e gjykatës, sistemi AKMIS IT, akademia për gjyqtarët etj. Megjithatë, perceptimi negativ te qytetarët mbetet, sepse shumë prej reformave i referohen ndryshimit dhe miratimit të ligjeve, por jo zbatimit të tyre, i cili ende ngec”, theksoi Jashari.

Si përfundoi ai, në përgjithësisht jemi duke bërë progres si shtet, por progresi është shumë i ngadalshëm. OJQ-të dhe qytetarët meritojnë dhe presin shumë më tepër sepse të gjithë duan të shohin progresin, e kjo mos të jetë situata e ashtuquajtur “box ticking“, përfundoi drejtori i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button